• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, drejtori Mauro Vegni: I trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë

by B K
26/12/2024 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara e famshme e çiklizmit ‘Giro d’Italia’ 2025 për herë të parë do e ketë nisjen nga Shqipëria. Nga 9-11 maji i 2025 Durrësi, Tirana dhe Vlora do presin çiklistët më të famshëm në botë me itineraret që janë sfiduese.

Drejtori i Garës, Mauro Vegni ka dhënë një intervistë për prestigjozën spanjolle “Marca” ku ka treguar shqetësimet për erën apo edhe etapat në vendin tonë që kanë nevojë për burra të fortë.

Çfarë do të thotë për “Giro d’Italia” kjo nisje nga Shqipëria?

Për ne është një moment delikat sepse po eksportojmë “Made in Italy” në të gjithë botën. Ajo në Shqipëri do të jetë me të vërtetë një “Grande partenza”. Do të ndjekim tri etapa ku çiklistët do të kenë mundësi që të prezantohen mirë si i përket renditjes së përgjithshme.

Si do të jenë tri etapat e para në tokën shqiptare?

E para dhe e treta do të jenë për burra të fortë. Une mendoj se në ditët e para nuk do të kemi shumë “arratisje” të çiklistëve, mbase mund të kemi shkëputje të grupeve të vogla. Mendoj se në ditët e para nuk do të kemi mundësi që të shijojmë sprintet nga çiklistët e shpejtë. Në etapën e dytë them se do të shfaqen vetëm çiklistët specialistë, të cilët bëjnë garë me kohën. E them se kjo etapë është për specialistët pasi do të kemi të paktën shtatë kthesa të forta ku çiklistët pa eksperiencë do të vuajnë jo pak. Ajo që është e sigurt është fakti se do të jetë një start dëfryes.

Rogliç, Ajuso mbase edhe Vingegard… do të kemi yje të mëdhenj edhe në këtë sezon.

Në këtë edicion do të kemi çiklistë, të cilët bëjnë diferencën. Ata do të bëjnë për vetë publikun. Kemi arritur që të ndryshojmë disi programin e këtij edicioni duke evituar etatapt e shpejta në garat e para kështu për sprintierët të mos ketë aksidente, por njëkohësisht këto etapa do të jenë mjaft interesante pasi do të kenë impakt sa i përket renditjes së përgjithshme. Do të shikojmë me kujdes sa impakt do të ketë në këto gara era, por një gjë është e sigurt se protagonistët mund të thonë shumë që në ditët e para.

A mund të shpresojmë në pjesëmarrjen e Pogaçar?

Ai nuk ka bërë publik kalendarin e tij të plotë për vitin që vjen, por edhe ne nuk është se i kemi treguar të gjitha etapat. E 13-ta do të jetë në Romë, unë mendoj se vetëm pasi në të tregojmë diçka më shumë ai do të vendosë që të marrë pjesë apo jo. Unë mendoj se për Pogaçar do të jetë e vështirë për të përsëritur triumfin e vitit të kaluar.

Thuhet se “Giro d’Italia” do të kalojë në pronësi të fodnit saudit “PIF”. Sa të vërtetë ka në këtë histori?

Këto janë gjëra që diskutohen nga të tjerë, të cilët janë shumë më lart se unë. Ajo çfarë mund të them është se afrimi i investitorëve të fuqishëm do të ndihmojnë këtë event që të rritet edhe më shumë. Personalisht mendoj se “Giro d’Italia” nuk do të shitet edhe pse ky vendim i takon vetëm presidentit Urbano Kairo.

A do të ketë Italia një tjetër Nibali në të ardhmen e afërt?

Nuk e di. Ne duhet që të bëjmë durim. Nuk besoj se do të mund të shikojmë të tjerë Nibali tani shpejt. Ai ishte një çiklist me personalitet dhe shumë cilësi. Po flasim për dikë që fituar gjithçka.

Next Post
Spiropali organizon pritjen e fundvitit me gazetarët: Brenda kuvendit do të krijohet një ambient i përshtatshëm për ju!

Spiropali organizon pritjen e fundvitit me gazetarët: Brenda kuvendit do të krijohet një ambient i përshtatshëm për ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
Lirohen 100 milionë fuçi nafte, Von der Leyen përshëndet vendimin e G7-ës: Shmanget ndalimi i eksporteve dhe koordinimi për rezervat

Von der Leyen në Tiranë, Muçi: Shqipëria rrezikon të jetë anëtare e kategorisë së dytë të BE

October 2, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

October 2, 2026
Zjarr i madh në Bilaj të Fushë-Krujës! Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Zjarr i madh në Bilaj të Fushë-Krujës! Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com