• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Giro d’Italia’ në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish!

by B K
25/01/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin maj, Shqipëria do të jetë epiqendra sportive e Europës, pasi do të jetë pritësja e startit të “Giro d’Italia” në çiklizëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit, Enrico Della Casa, të cilit i dhuroi Kullën e Sahatit.

Ai siguroi se Tirana do të bëjë gjithçka që të shkëlqejë në organizimin edhe të këtij eventi dhe shprehu bindjen se kjo garë do jetë vetëm fillimi i një tradite të gjatë dhe që e vendos kryeqytetin në hartën e eventeve euro-çiklistike.

“Do bëjmë maksimumin që eksperienca e Tiranës, jo vetëm nga ana e infrastrukturës, por nga ana e kulturës, kulinarisë, artit, këtë vit që jemi edhe Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, të shkëlqejmë. Jam i sigurt se edhe Durrësi e Vlora, në segmentet që ata do përfaqësohen, do bëjnë maksimumin e tyre dhe shpresoj që të jetë vetëm fillimi i një tradite të gjatë dhe që e vendos Tiranën edhe në hartën e të gjitha eventeve euro-çiklistike”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo frymë për të rritur numrin e pedaluesve në kryeqytet do të vijojë edhe në të ardhmen.

“Unë ju konsideroj më shumë aleat, sepse me gjithë përpjekjet që kemi bërë për të rritur frymën e pedaluesve, çiklistëve, duke filluar që nga kopshtet me fëmijët e vegjël që mësojnë biçikletën, duke vijuar me shkollën e biçikletave që e kemi tek stadiumi, të mësojnë biçikletën, të jenë miqësorë me mjedisin, të jenë aktivë nga ana fizike, dhe qershia mbi tortë ishte lajmi që na u dha nga Kryeministri për ‘Giro d’Italia’ në Tiranë”, tha Veliaj.

Presidenti i Federatës Evropiane te Çiklizmit, Enrico Della Casa u shpreh se “Giro d’Italia” është një vitrinë shumë e rëndësishme, jo vetëm në aspektin sportiv, por gjithashtu në aspektin turistik, gastronomik dhe kulturor.

“Është një shkëmbim tejet i rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Italisë, ndaj do të doja të falënderoja Tiranën për mikpritjen që ju do rezervoni për çiklizmin botëror. Jemi veçanërisht të lumtur, për faktin që ndodhemi këtu dhe të ndajmë me ju këtë moment. Është një projekt që do të vazhdojë gjatë dhe një vizion për çiklizmin. Duke parë qytetin tuaj, të projektuar me këto korsi biçikletash, do të thotë që jeni në rrugën e duhur, në rrugën e çiklizmit”, deklaroi Enrico Della Casa.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, u shpreh se Tirana është kthyer në qytetin e parë në Evropë për aktivitete ndërkombëtare sportive.

“Tirana ka qenë qyteti që ka pasur aktivitete gjatë këtyre 6 muajve të fundit, qyteti i parë në Evropë për aktivitete ndërkombëtare, sportive, asamble të ndryshme, siç ishte ajo e Solidaritetit Islamik dhe kampionatet. Është zhvilluar maratona, një nga maratonat më të mëdha është futur në hartën e maratonave të botës; Taikwando, Kongresi dhe kampionati Botëror i Federatës së Mundjes dhe aktivitete pa fund. Çiklizmi në muajin maj do të sjellë për herë të parë në Shqipëri “Giro d’Italia”, ku 200 televizione në mbarë botën do vijnë këtu, për të ndjekur këtë garë, sportistë të ndryshëm, personalitete ku Shqipëria do të jetë në gjithë mediat e botës. Ky është sporti”, deklaroi Ylli.

Next Post
Operacioni “Albania”/ Anija”Cassiopea me 11 emigrantë në bord, ende e ankoruar pranë Lampedusas

Operacioni "Albania"/ Anija"Cassiopea me 11 emigrantë në bord, ende e ankoruar pranë Lampedusas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

July 21, 2026
Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

July 21, 2026
U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

July 21, 2026
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

July 21, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

“S’ka më temperatura ekstreme, freskohet moti”, kushtet atmosferike për ditët në vijim

July 21, 2026
Vodafone Albania teston për herë të parë teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

Vodafone Albania teston për herë të parë teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

July 21, 2026
Nga bunkerët, te mali i Dajtit, “Daily Mail” tregon pse Tirana është destinacioni i momentit

Nga bunkerët, te mali i Dajtit, “Daily Mail” tregon pse Tirana është destinacioni i momentit

July 21, 2026
Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë vitit 2025

Horoskopi i së martës: Paratë buzëqeshin për disa shenja, dashuria surprizon të tjerat

July 21, 2026
Me xhup dhe paruke në verandën e lokalit, si ndodhi atentati në Elbasan? Ja emrat e të plagosurve

Me xhup dhe paruke në verandën e lokalit, si ndodhi atentati në Elbasan? Ja emrat e të plagosurve

July 21, 2026
Rama publikon pamjet nga Lungomare 4: Punimet në Plazhin e Vjetër të Vlorës drejt përfundimit

Rama publikon pamjet nga Lungomare 4: Punimet në Plazhin e Vjetër të Vlorës drejt përfundimit

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In