• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Giro d’Italia”, ja rrugët ku ndalohet dhe kufizohet qarkullimi më 9 dhe 10 maj në Tiranë

by A R
08/05/2025 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të jetë mikpritëse e garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia 2025”, duke shënuar përfshirjen për herë të parë të Shqipërisë në këtë aktivitet të nivelit botëror. Për këtë arsye, autoritetet kanë njoftuar ndalime dhe kufizime të qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në disa nga rrugët dhe zonat më të frekuentuara të kryeqytetit në datat 9 dhe 10 maj 2025.

“Giro d’Italia”, ja rrugët ku ndalohet dhe kufizohet

Sipas njoftimit të policisë më 9 maj, nga ora 13:00 deri në 18:00, do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në disa akse kryesore, përfshirë rrugën SH3 (nga fshati Gracen deri te rrethrrotullimi i TEG), rrugën e Elbasanit, bulevardin “Bajram Curri”, “Dëshmorët e Kombit”, si dhe disa rrugë të brendshme në qendër të qytetit. Disa zona banimi do të kenë akses të kufizuar, si ajo pranë rrugës “Papa Gjon Pali”, Pazari i Ri, Qyteti Studenti dhe Blloku.

“Giro d’Italia”, ja rrugët ku ndalohet dhe kufizohet

Ndërkohë, më 10 maj, ndalimi i qarkullimit dhe parkimit do të zgjerohet nga ora 10:00 deri në 18:00, duke përfshirë edhe Sheshin “Skënderbej”, rrugët “Ibrahim Rugova”, “Urani Pano”, “Abdyl Frashëri”, “Gjergj Fishta” dhe zona të tjera me rëndësi. Ndalohet gjithashtu parkimi nga ora 08:00 deri në 11:00 në rrugët që përfshijnë zonën e Zogut të Zi dhe Rrugën e Durrësit.

“Giro d’Italia”, ja rrugët ku ndalohet dhe kufizohet

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet gjatë këtyre orareve dhe të ndjekin udhëzimet për devijimet e trafikut.

Njoftim i Policisë Tiranë

Në zbatim të urdhrit nr. 104, datë 23.04.2025, “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës në kuadër të aktivitetit Giro d’Italia 2025”, njoftojmë qytetarët se:

“Giro d’Italia”, ja rrugët ku ndalohet dhe kufizohet

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

“Giro d’Italia”, ja rrugët ku ndalohet dhe kufizohet

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00

Segmentet e rrugëve:

Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);

Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

Rrugën e “Elbasanit”,

Bulevardi “Bajram Curri”;

Rrugën “Ali Shefqeti”;

Rrugën “Alajdin Frashëri”;

Rrugën e Rexhekrit;

Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

Rrugën “Sotir Çaci”;

Rrugën “Xhanfize Keko”;

Rrugën “Arkitekt Kasemi”;

Bulevardi “Zhan D’Ark”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

Në  brendësi të ish-Gardës së Republikës.

Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës

Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”,

“Giro d’Italia”, ja rrugët ku ndalohet dhe kufizohet

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rrugët janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.

Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

“Giro d’Italia”, ja rrugët ku ndalohet dhe kufizohet

Ndalim parkimi

Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00

Segmentet e rrugëve Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durrësit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00

Segmentet e rrugëve:

Sheshin “Skenderbej”;

Rrugën “Urani Pano”;

Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

Bulevardin “Gjergj Fishta”;

Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

Bulevardin “Bajram Curri”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Lek Dugagjini”;

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

Rrugën “Abdyl Frashëri”;

Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës

Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonën e Kodrës së Priftit.

Next Post
Tjetër rast i drogës me postë nga Amerika, arrestohen dy të rinj në Vorë

Tjetër rast i drogës me postë nga Amerika, arrestohen dy të rinj në Vorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Sherr me thika e mjete të forta në Tiranë, pranga tre personave, Policia zbardh ngjarjen

July 7, 2026
Samiti në Ankara, Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

Samiti në Ankara, Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate të NATO-s

July 7, 2026
Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

July 7, 2026
Plagosen tre vajza në Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në Durrës, dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

July 7, 2026
NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

July 7, 2026
Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

July 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha, lajme të mira dhe mundësi të arta për të 12 shenjat e zodiakut

July 7, 2026
Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

July 7, 2026
Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

July 7, 2026
Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati, Veliaj: Do prekim çdo rrugicë

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In