• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Giorgia Meloni nuk mund të godasë BE-në

by Frrok Çupi
30/09/2022 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të gjithë kanë frikë, por të gjithë kanë dyshime… A do të jetë kjo italiane e brishtë, Girogia, ai ‘përbindëshi’ i përshkruar në media që do të përmbysë qytetarinë italiane dhe të godasë Bashkimin Europian? A do të jetë ajo ‘Fashistja’ që do t’i kthejë anëtarët e Partisë së saj në ushtarë ‘të Duçes’?…

E dyshimtë!, të paktën e dyshimtë deri më sot.

Dyshimet janë në natyrën e njeriut dhe pjesë e natyrës së njeriut. Pastaj dyshimet dalin nga njeriu e përhapen ngadalë rreth anëtarëve të afërm të familjes e të rrethit të Giorgia…

Çfarë është Giorgia? Një gazetare italiane, pastaj politikane. Tani ka në dorë qeverinë e Italisë. Të gjithë e quajnë ‘fashiste’ përveç Girogias që nuk e  quan veten ‘fashiste’. As bashkëshorti i saj, një gazetar dhe prind i pashoq. Andrea Giambruno, babai i vajzës së tyre, ka ide politike të ndryshme  nga Giorgia, ai nuk pajtohet me djathtizmin ekstrem.

Pastaj zgjerohet edhe pak rrethi i njerëzve të Girogias. Gazetarët kanë intervistuar një adoleshent që e njeh Giorgian, Francesco Winston. Ai jeton afër Rovenës, në ‘Roamgna e Kuqe’, siç e quajnë për shkak se konsiderohet si ‘vatër e komunistëve’. ‘Këtu të gjithë janë në zi’, tha djaloshi 17 vjeç.

-Pse?-, pyeta, shkruan gazetari.

-Ata thonë se Girogia do të ndalojë abortin!- thanë.

-Pse e besojnë këtë?.

– Ata janë të keqinformuar!’, më tha djaloshi

-Bravo figlio mio, bravo!, i thashë

Fitorja e Giorgia Melonit në Itali ka shkaktuar indinjatën e pritshme politike. Nuk është vetëm shtypi ndërkombëtar. Dje, për shembull, 17-vjeçari

Meloni nuk do të abortonte vetë një fëmijë të palindur – më tha kur e intervistova në Romë muajin e kaluar – por as nuk do ta impononte pikëpamjen e saj ndaj ndonjë gruaje tjetër. Ajo nuk ka në plan të ndryshojë ligjin e Italisë të vitit 1978.

Megjithatë, kundërshtarët e saj – plus miqtë e tyre të shumtë në mediat italiane dhe ndërkombëtare – këmbëngulin vazhdimisht që partia e saj, ‘Vëllezërit e Italisë’, e ka kufizuar abortin në rajonin Le Marche, të cilin e ka qeverisur që nga fundi i vitit 2020. Dhe kjo, thonë ata, është një prova kryesore që dëshmon se ajo është ergo fashiste e ekstremit të djathtë. Por pengesa për abortet në le Marche, si në Itali në tërësi, është se një shumicë e madhe gjinekologësh në shumë pjesë të Italisë refuzojnë të kryejnë aborte si kundërshtarë të ndërgjegjes; në nivel kombëtar kjo është 64.6 për qind ndërsa në Le Marche është 70 për qind.

Fitorja e Giorgia Melonit në Itali ka shkaktuar indinjatën e pritshme politike. Nuk është vetëm shtypi ndërkombëtar

A është Meloni ajo çfarë po shkruajnë mediat si brenda edhe jashtë Italisë?

Një gjueti e shpejtë përmes epiteteve të përdorura për të përshkruar Melonin media ndërkombëtare, si djathtas edhe majtas, ilustron disponimin e dyshimtë në kështjellat e pushtetit.  Meloni dhe partia e saj po quhen “post-fashiste”, “ekstreme e djathtë”, “e djathtë e fortë”, por asnjëherë konservatore, siç identifikohen vetë anëtarët e Partisë së Melonit.

Tani ndodhen në provë qëndrimi ndaj Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë. Meloni i shkroi presidentit të Ukrainës se qeveria e saj ‘i jep mbështetje në luftën kundër Rusisë’. Është e njëjta linjë si e Emanuel Macron i Francës ose Olaf Scholz i Gjermanisë.

Megjithatë ka përsëri pika të dyshimta. Më e dyshimta është ‘pika’ mbi aleatët e saj Matteo Salvini i Lega-s dhe Silvio Berlusconi i Forza Italia. Këta janë të paqartë për këtë çështje. Edhe pse ata sapo kanë dalë nga qeveria e Mario Draghit, i cili ishte në favor të armëve dhe sanksioneve me Rusinë. Meloni nuk ishte pjesë e asaj qeverie, por duket se sot ndodhet më ‘pro’ Ukrainës se sa aleatët e saj. Meloni e ka vënë kusht edhe hyrjen në koalicion nëse ta do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën; ndryshe mbeten jashtë.

Giorgia Meloni ka zgjedhur rrugën e  butë, tërheqëse dhe jo konfrontuese, jo të djathtë fashiste. Gieogia ka vendosur të përpiqet të bindë e të mos detyrojë; të mos gënjejë dhe të ndërtojë konsensus. Meloni ka zgjedhur të jetë e mirëpritur në Bruksel dhe e dobishme për italianët e shtëpisë së saj. Vetë tha, pas fitores, se do të qeverisë ‘duke bashkuar italianët’.

Meloni nuk mund të godasë Bashkimin Evropian. Sigurisht, ka deklaruar skepticizmin e saj edhe për eurozonën…, ka paraqitur idenë e saj për Europën si ‘konfederatë shtetesh’ e jo supershtet, dmth., një Europe des Patries. Por nuk mund ta atakojë kurrë BE-në.

Next Post
VOA: Rrjetet shqiptare të drogës, aktivitet të zgjeruar në dy vendet fqinje

Ishin duke kryer marrëdhënie seksuale/ Gruaja godet me thikë biznesmenin gjatë aktit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com