• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gina lëshon zyrën: Shqipëri hesapi! Ftoj kolegët të mos nëpërkëmben nga shokët e partisë

by Java News
10/01/2018 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreut të  Prokurorisë së Elbasanit duket se nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, ku ka edhe emërimin, për të vazhduar detyrën si prokuror.

Në një deklaratë për mediat pasi dorëzoi kallzimin penal ndaj kryeprokurores Arta Marku në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  Dritan Gina tha se “me kokëfortësi nuk mund të pretendoj të rri në prokurorinë e Elbasanit por këtu është bërë për të thënë “Shqipëri hesapi”.

‘Unë nuk mund të pretendoj të rri në atë prokurori për shkak se puna e prokurorit nuk shihet vetëm me punën hetimore që bëhet. Ka të bëjë me një sërë të drejtash dhe detyrimesh që kanë të bëjnë me raportin administrativ me përfaqësimin e institucionit të prokurorisë në raport me të tretët dhe kjo ka të bëjë natyrisht me veprime me thesarin e shtetit që është në varësi të Ministrisë së Financave, që ka të bëjë me gjithë mirëfunksionimin dhe mirëorganizimin e prokurorisë. Për këtë shkak firma ime nuk njihet më nga këto institucione. Gjithashtu kjo ka të bëjë më vërtetimet që marrin qytetarët të ndryshëm në institucionin e prokurorisë për shkak se janë të dënuar përsa i përket gjendjes së penalitetit, vërtetime që përdorën në zyrat e shtetit, zyra këto që nuk e njohin më emërimin tim si drejtues i asaj prokurorie’, deklaroi Gina.

I pyetur nëse shpreson për një hetim real nga Krimet e Rënda, ai deklaroi: “Bëra detyrën që më cakton ligji dhe që e ndjej se është e drejtë për tu bërë”.

Reagimin e tij të një dite më parë, Gina e konsideroi një reagim të një profesionisti. Ndërkohë sqaroi edhe çështjen e çelësave të zyrës.

“Më vjen keq që përfaqësues të popullit marrin përsipër të flasin në emër të përfaqësuesve të shtetit që jemi ne prokurorët, duke pretenduar ligjshmërinë e gjithë këtij procesi dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse kthehen në personazhe të denjë për revisten ‘Kunji” të Haxhi Isufit.

Ajo që u keqinterpretua nga ana juaj dje se unë nuk dorëzova zyrën e shtetit, mbylla dyert me çëlës dhe budallallëqe të këtij lloji. Unë jam profesionist dhe i nënshtrohem vetëm Kushtetutësdhe ligjit. E kuptoj që me kokëfortësi dhe duke zbatuar ligjet në këtë vend nuk çahet.

Mënyra që zgjodha dje nuk është mënyra që unë dua të mbaj zyrën e shtetit por mënyra e reagimit të një profesionisti, një prokurori që nuk mund të lejojë askënd të më nëpërkëmbë mua dhe kolegët e mi.

U bëj thirrje të gjithë kolegëve në Shqipëri, që të mos lejojnë të nëpërkëmben nga shokët e partisë. Ata janë prokurorë të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Gina

a.ç

Next Post
Denion Ndrenika zgjidhet Këshilltar për Mediat i Kryeprokurores

Denion Ndrenika zgjidhet Këshilltar për Mediat i Kryeprokurores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 1 Gusht 2026

July 31, 2026
Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

July 31, 2026
Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania”

Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania”

July 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

LËVIZJET | Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, kush ikën dhe kush vjen

July 31, 2026
Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

Trump dhe “gjeopolitika e tullës”, si po shumëfishon bizneset e tij nëpër botë

July 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Dosja e SASPAC, lirohet nga burgu Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie

July 31, 2026
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit/ LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

“Gati për bisedime me Kurtin”, Abdixhiku i mbijeton mocionit për shkarkimin e tij: Na duhet stabilitet

July 31, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve, i sekuestrohet gomonia dhe gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi jetën e pushuesve, i sekuestrohet gomonia dhe gjobitet me 500 mijë lekë

July 31, 2026
Aksident në Gjirokastër, Cekja i Beratit përplaset me dervishin e Hormovës, detajet e para

Aksident në Gjirokastër, Cekja i Beratit përplaset me dervishin e Hormovës, detajet e para

July 31, 2026
Inspektime në plazhet e Himarës, Gonxhja: Rampë ekologjike për aksesin e personave me aftësi ndryshe

Inspektime në plazhet e Himarës, Gonxhja: Rampë ekologjike për aksesin e personave me aftësi ndryshe

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com