• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Giffoni” nuk është më vetëm një festival

by A R
04/11/2017 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sigurisht që nuk do të mungonte aq këtë vit një festival që tashmë është bërë traditë në Shqipëri. Është koha për Giffoni, festivalin e filmave për fëmijë dhe të rinj, që do të zhvillohet në Tiranë në datat 20-24 nëntor. Vetëm se konferenca e sotme për shtyp, nuk ishte si të gjitha herët e tjera, vetëm një prezantim filmash. Drejtori i “Giffoni Shqipëria”, Namin Ajazi, bashkë me drejtorin e “Giffoni Film Festival” Claudio Gubitosi, lajmëruan një ndryshim që do të ndodë gradualisht gjatë viteve 2018, 2019, 2020, për të ardhur në një tjetër filozofi të “Giffonit”, që mbush 50 vite nga krijimi i tij.

 “Ky është viti i fundit i “Giffoni”-t ashtu siç ne e kemi parë për 12 vjet. Ky vit do t’i paraprijë një ndryshimi shumë të madh. Shqipëria e mbaroi misionin e njohjes së fëmijëve dhe të rinjve me kinemanë. Ne do të zgjerojmë gamën e atyre që kemi bërë deri më sot, edhe pse nuk janë pak, sepse kemi përfshirë me “Giffoni”-n për gjithë këto vite 45 mijë fëmijë e të rinj, që na kanë përfaqësuar dhe kanë lënë gjurmë.  Vitet 2018, 2019 dhe 2020 do të na çojnë drejt një Giffoni që do të prodhojë kienastët e ardhshëm që do të punojnë për kinemanë”, u shpreh gjatë konferencës për shtyp drejtori i “Giffoni Shqipëria”, Namik Ajazi, duke sqaruar se këtë vit në festival do të konkurrojnë 8 filma, 4 ndër të cilët janë shqiptarë.

Filmat do t’i shohim e analizojmë një e nga një, bashkë me të rinjtë e talentuar që do të jenë pjesë e debateve, por ka ca lajme të shkëlqyera që i solli drejtori i “Giffoni Film Festival” Claudio Gubitosi. Ja se çfarë do të ndodhë pas festivalit të sivjetshëm.

“Në tre vitet e ardhshme “Giffoni” do të hyjë në një rrugë që do ta bëjë edhe më të fortë në raport me shoqërinë. Që prej “Giffoni”-t të gjithë të mund të shohin, kuptojnë dhe reagojnë për kuptimin e të rinjve gjatë kësaj periudhe historike. Objektivi im është që të punësoj të rinjtë nëpërmjet kinemasë, artit, kulturës, televizionit”,-tregoi Giubitosi.

Një munësi e artë vjen nga “Giffoni” edhe për studentët e Universitetit të Arteve, por jo vetëm. Edhe nga Ekonomia, marketingu, komunikimi. Do të formohet një grup që do favorizojë zhvillimin e shumë aktiviteteve në Tiranë dhe Shqipëri, duke u kthyer në një formë të vërtetë punësimi për të rinjtë. Ja se si do të mund të realizohet.

“Një numër i caktuar të rinjsh studentë do t’i marr me vete në Itali, do krijojmë grupe edhe me të rinj nga vende të tjera të botës që të mendojë si “Giffoni”, që do të quhen Giffoners. Ata që duhet të kuptojnë mirë formën, idenë dhe filozofinë tonë për ta aplikuar më pas në vendet e tyre”, tha Gubitosi.

Ndërkaq në Shqipëri vjen edhe një platform e re e quajtur “Mai Giffoni”. Të rinjtë nga të gjitha cepat e Shqipërisë, me anë të smartphoneve ose videokamerave, do të mund të realizojnë video prej 10 minutash mbi tema të ndryshme e të thjeshta, si shkolla ime, familja ime, vendi im. “Prej tyre ne do mund të kuptojmë më mirë dashurinë që ata kanë për Shqipërinë, shkollën, familjen. 10 historitë më interesante do bëhen filma me mbështetjen teknike, artistike dhe financiare të “Giffoni”-t”, rrëfeu Claudio Gubitosi planin tjetër për të rinjtë shqiptarë.

Ndërkohë që një tjetër mundësi vjen pas vetëm një viti, gjatë festivalit Giffoni Shqipëria 2018. “Objektivi tjetër është të vendosim një fokus mbi gjithë punët e studentëve të shkollave të filmit dhe unë njoh shumë të rinj me potencialë të mëdha. Ne të “Giffoni Albania” duam t’u japim mundëisnë këtyre të rinjve që ata të njihen dhe të shprehin aftësitë e tyre. Këta të rinj do të jenë pjesë e festivalit Giffoni 2018  me 4 kurse prej 400 studentëve më të mirë, intrigues e ambiciozë”, tregoi më tej Claudio Gubitosi, duke theksuar se “Giffoni” ka ndër mend të qëndrojë gjatë në Shqipëri dhe të sjellë shanse të tilla për të rinjtë shqiptarë, sepse Giffoni nuk është vetëm java e festivalit. Çdo dy muaj duhet të bëhet diçka këtu në Shqipëri, nëse do vijë edhe mbështetja e institucioneve tona. “Talentet shqiptarë dua t’i marr në “Giffoni” në Itali e dua t’i specializoj sidomos në marketing. Nëse kemi një produkt të mirë, ai duhet të shitet të me gjuhë e komunikim modern”, përfundoi Claudo Gubitosi.

Në 20-24 nëntor festivali Giffoni Shqipëria do të shfaqë 8 filma, 4 rej të cilëve do të jenë prodhime kinematografike shqiptare.

 

Next Post
Për fat reshjet e shumta ndihmojnë Emergjencat Civile në shuarjen e zjarreve

Zjarr masiv në Treblovë të Vlorës, digjen 400 rrënjë ullinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Begaj: Është kompetencë e Kuvendit

February 18, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

February 18, 2026
Mbreti i Panairit

Miting Funeral

February 18, 2026
Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

Komiteti i Punëve të Jashtme të PE vizitë në Tiranë, McAllister: Protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci

February 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Shkurt 2026

February 18, 2026
“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

“Ka dakordësi, por jo marrëveshje”, hija e luftës mbetet e varur mbi Iranin, Hormuzi u mbyll për disa orë

February 18, 2026
Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

Delegacioni i Komisionit të Jashtëm të PE vizitë në Kuvend, Peleshi: Anëtarësimi në BE, prioritet kombëtar

February 18, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton

February 18, 2026
Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

February 18, 2026
Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In