• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Giani De Biasi flet për ndeshjen me Serbinë

by Java News
03/10/2015 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk më tremb Serbia, në fushë do të jenë më të mirët. Këto kanë qenë fjalët e para të teknikut Xhani De Biasi në prag të grumbullimit të kuqezinjëve për ndeshjen e rradhës në grupin I, të eliminatoreve të Europianit “Francë 2016”.

Përballë do të jetë Serbia dhe kuqezinjtë nuk kanë harruar ende “plagët” e marra në Beograd, të cilat sollën ndërprerjen e lojës në minutën e 42’ dhe më pas kalvarin e drejtësisë sportive, që në fund i dha të drejtë palës shqiptare.

“Nuk e na intereson e shkuara. Duam të luajmë një ndeshje futbolli. Ftoj tifozët të jenë sportive dhe të tregojnë mbështetjen e tyre për kombëtaren tonë brenda kuadrit sportive”, tha De Biasi. Ai theksoi se Serbia është një ekip i mirë, por nuk trembet nga kjo gjë. “Serbia ka qenë gjithnjë një skuadër me shumë kualitet. Në ndeshjen e parë, edhe pse ishim të rrethuar nga tifozët Serbë arritëm të dalim në lojën tonë dhe të impostonim manovrën sulmuese. Tashmë me tifozerinë tonë do kemi edhe më shumë forcë për ta bërë këtë”, tha tekniku Italian.

Strategu De Biasi vijoi duke nënvizuar se në fushë do të jenë lojtarët në gjëndje më të mirë fizike. “Kam grumbulluar 26-lojtarë me qëllim që të vlerësojë gjëndjen e gjithësecilit. Jam shumë i entuziasmuar nga ecuria e disa prej lojtarëve, teksa duhet të kuptojë gjendjen e disa të tjerëve. Kemi pesë ditë kohë dhe do përgatitemi në mënyrën më të mirë. Nuk dua të flas për asnjë lojtar në veçanti, do t’ju  informoj në momentin e duhur. Të gjithë lojtarët që do jenë në fushë nuk duhet të harrojnë 2 minutat e fundit të lojës (duke iu referuar golit të shënuar nga Portugalia në minutën e fundit të lojës, për shkak të shpërqendrimit të tanëve)”, vijoi De Biasi.

Tekniku Italian tha se kuqezinjtë e kanë në dorë vetë fatin e tyre. “Kemi edhe dy ndeshje dhe kualifikim në finalet e europianit të vitit të ardhshëm është në duart tona, pasi në rast se i fitojmë të dyja takimet, atëherë nuk kemi nevojë të shohim rezultatin e Danimarkës me Portugalinë”, përfundoii De Biasi.

Shqipëria është ne vendin e tretë të grupit I, 1 pikë më pak se Danimarka. Kuqezinjtë kanë ende dy ndeshje për të luajtur. Të enjten ndaj Serbisë dhe më tej ndaj Armenisë në fushën kundërshtare. Danimarka nga krahu tjetër do luaj ndaj Portugalisë, në një ndeshje ku iberikët kërkojnë të konfirmojnë lidershipin në grup.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet të enjten në mbrëmje, 20:45’ në “Elbasan Arena”.

Next Post

Iva Tiço i përgjigjet Bleonës?! "Më mirë mamografi, sesa postim i gjoksit në Instagram"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

May 27, 2026
Lajmi i fundit/ Turisti gjen të vdekur një burrë në pyllin e Divjakës

Fier, një person i pajetë gjendet pranë rrugës Radostinë–Vadhizë, dyshohet për…

May 27, 2026
Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

May 27, 2026
Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

May 27, 2026
Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

May 27, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Ulet me 5 lekë litri i naftës! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

May 27, 2026
Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

May 27, 2026
Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

May 27, 2026
Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

May 27, 2026
Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In