Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ‘rastësisht’ në Gjakovë ramush Haradinaj, kryetarin e AAK-së, parti opozitare dhe kjo në Kosovë.
Njoftimin për këtë takim e ka bërë vetë Haradinaj parmes një postimi në rrjetin social në facebook. Sipas postimit të tij, dy politikanët opozitar njëri në Kosovë e tjetri në Shqipëri edhe pse janë takuar rastësisht kanë diskutuar për situatën e dy vendeve.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
“Pata sot, në Gjakovë, një takim krejtësisht spontan dhe shumë miqësor me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha. Diskutuam për situatën në të dy vendet tona e, gjithsesi, që temë ishte edhe fushata zgjedhore në Shqipër, ku shfrytëzova rastin të ftoj për një fushatë të qetë dhe demokratike. Temë kryesore e këtij takimi shumë të afërt e miqësor ishte vazhdimi i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe mbështetjes së ndërsjellë midis dy partive tona”, ka shkruar Haradinaj në facebook.









