• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gëzuar Krishtlindjen! Urojnë Massafra dhe Janullatos

by A R
24/12/2015 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besimtarët e krishterë, festojnë sonte Krishtlindjen.

Pas darkës në vatrat e tyre familjare, besimtarët katolikë me qirinj në duar do të kryejnë ritet fetare në kishë mes lutjeve dhe urimeve për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni.

Besimtarët katolikë do të mbajnë meshën lindjes së Krishtit në katedralen e Shën Palit në mesnatë, ndërsa për besimtarët ortodoksë mesha do të mbahet në orët e para të mëngjesit në Katedralen Ortodokse në kryeqytet. Ashtu siç është bërë traditë, krerët e besimeve fetare kanë uruar edhe këtë vit të gjithë shqiptarët.

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare njëherësh edhe Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra uroi besimtarët e krishterë me rastin e festës.

“Urimi që ju drejtoj të gjithëve është ta jetojmë këtë festë si rast të volitshëm për të rizbuluar dinjitetin tonë si krijesa të dashura prej krijuesit dhe për t’i kthyer të njëjtin dinjitet të afërmit tonë. T’i kushtojmë më shumë vëmendje dinjitetit njerëzor sepse nëse Hiu na ka kthyer dinjitetin tonë edhe ne duhet ta vlerësojmë dinjitetin e të afërmve tanë. Kjo do të thotë të punojmë për të zhdukur padrejtësitë e çfarëdolloji, të bëjmë çdo përpjekje për të pakësuar varfërinë materiale e sidomos atë kulturore. Të dimë të kërkojmë falje dhe të falim fyerjet e pësuara. Vetëm kështu do ta vlerësojmë dinjitetin tonë dhe atë të të tjerëve,” ishte thirrja e Imzot Angelo Massafrës. Nëse kjo është festë e Krishtlindjes atëherë duhet të lirohemi prej konsumizmit që e kthen atë vetëm në tregti, por edhe prej të gjithë atyre reformave që e perçdunojnë dhe e bëjnë të humbë shijen e vetë origjinale sidomos lëshimet që gjatë kësaj periudhe mund të bëhen,” u shpreh në urimin e tij Imzot  Angelo Massafra.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos e ka ndarë urimin e tij me shqiptarët në gjuhën shqipe.

“Vëllezër dhe motra le të lutemi që Perëndia të na japë fuqi që të mos përkulemi që të mos jepemi nga hidhërimet, vuajtjet në rrugën tonë dhe le të na dhurojë hirin e tij që sprovat tona të transformohen në pjekuri shpirtërore. Krishtlindje të bekuara dhe një vit të ri krijues për shumë vjet,” ishte urimi i Janullatosit. Shqetësimi, dhimbja dhe frika janë përhapur sot në jetën tonë. Brenda këtij trazimi Krishtlindja vjen si një dritë ngushëllimi, paqeje dhe shprese. E reja tronditëse që na thekson e kremtja e Krishtlindjeve është që Perëndia jo vetëm që është i pranishëm në botë por se biri dhe fjala e tij u mishërua, mori natyrë njerëzore, merr pjesë në historinë e njerëzimit. Ky zbulim e dallon besimin e krishterë nga çdo fe tjetër. Perëndia i pafund dhe i plotëfuqishëm ai që është dashuri ka hyrë në kohën dhe në ambientin tonë dhe ai që këndon me dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në atë nuk ka frikë në dashuri,” tha në urimin e tij Janullatos.

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia e ka zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Bethlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj, Jozefi, po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret.

Next Post

Reformë e imponuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In