Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e Abetares së parë të unifikuar, të përbashkët që do të përdoret duke nisur nga ky vit shkollor në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.
“GËZUAR ABETAREN E PARË TË UNIFIKUAR, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Këtë të hënë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi takoi mësues të klasave të para, me të cilët ndau për herë të parë Abetaren e re të Përbashkët Unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.
Duke qenë se viti i ri shkollor 2022-2023 nis më parë në Kosovë më 1 shtator, e më pas në Shqipëri me 12 shtator, Ministrja Kushi në 1 shtator, së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci do të bëjnë prezantimin e parë të abetares unike për nxënësit e klasave të para.
g.kosovari