• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gëzuar 21 Janarin me piktura pa hile

by Java News
19/01/2016 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljan Tanini

Vrasës quhet ai që i nxori në bulevard, ai që i vrau, por edhe ai që u bë shkak për ta. Do më bëni të 3 një pikturë për 21 Janarin?! I thoni perandorit se mund të pikturohet shumë mirë në zyrën e tij, unë e kam parë. Ai e pëlqen edhe Ibrahim Kodrën! Ngjyrat dhe drekën, paguhen nga tullumbaci i shfryrë! Pastaj pikturën e mbaron xhirafa me të tre në zyrën e tij. Andej nga fundi, sërish xhirafa, ka për ta shfaqur pikturën, aty në hollin e katit të parë të shtëpisë së popullit! Mbase ai bën edhe nje seri kollaresh për dhurata ndërkombëtare! Gëzuar 21 Janarin! Ai që e do turmën, ai që e krijon liderin e kopesë mes tyre me apo pa leje, ka të paktën një shenjë bariu me gjithë përpjekjen e mundit duke mos e lënë atë për ushqim kafshësh të egra.

Unë nuk pashë askënd më 21 Janar të mbronte turmën që nuk e dinte se çfarë donte. Ne mezi kemi dalë në shesh për gjërat tona, e më pas jemi hallakatur duke kuptuar se nuk e kemi mësuar mirë kuptimin e protestës së përbashkët. Po fajtorët? Ne cilin burg janë ata sot? A janë dënuar? Sipas një thesi fjalësh të menduara nëpër ngrehina me beton, mësohet se natyrat e varfra në politikën tonë, e projektuan 21 Janarin mbi  një dehje që duhej ardhur në pushtet me një arsye të vetme: dikush duhet të vdiste e që më pas të bëhej lëmshi prej martiri. Mbase jo aq të vrarë sa njihen me dyshime, të paktën 1 po. Këtyre 21 janarsave që e organizuan këtë datë, kaq shumë po u pëlqen shija e pushtetit, nga makinat, rojet apo të dalurat e përditshme në TV, i ka bërë shqiptarët të mendojnë se fuqia e pushteteve nuk varet sa arrogancë ke në ekran!

21 Janari është një datë e pastër ku shteti dhe shtetarët të vrasin, madje edhe ata që pretendojnë të jenë më pas në krye, duke përdorur popullin e varfër nga një perandor që shpifjen prej hedhurine e ka nënë, nga një ish tullumbace që helmin e tradhtisë e ka shenjë për të qëndruar andej pas veshëve, por që është mllefi vetë, dhe nga ai – ata që tradhtinë e përdorimit të popullit të varfër, e kishin menduar mbi një masakër ku duheshin larë duart dhe fjalët nga epshi i shenjave të lëna. Tradite për t’u bërë më pas detyrim ardhjesh në pushtet. Nëse nuk do të mendohej kështu për shpirtrat e flakur në bulevard, atëherë ai me ata që i nxorën, pse nuk e sheshuan protestën?! Pse nuk i mbrojtën njerëzit e tyre?! Por kush ka “bythë” ta bëjë këtë gjë në Shqipëri?

Jo vetëm sa herë që e kujtoni 21 Janarin me Lacrimosa, por gjithmonë torta ime e prishur është gati. Ta gjuash atë ne kokat e këtyre që na qeverisin dhe të atyre që ishin, është të thuash: Gëzuar edhe 21 Janarin! 

c2b42e00-a507-464b-a856-515f46041afe

Next Post

Norvegjia dënon dy kosovarë për pjesëmarrje në ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In