• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gëzuar 1 Qershorin, kudo që ndodheni ju shqipet e vogla”/ Kalo: Sigurimi i jetës e rritja e mundësive të punësimit do ngadalësonte rrjedhjen e trurit

by Java News
01/06/2021 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo në këtë 1 qershor, festën  e fëmijëve, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se fëmijëve duhet t’i sigurohet një rritje e shëndetshme fizikisht e mendërisht, me mundësi arsimimi cilësor dhe shpresë në vendin e tyre.

“Guri peshon e rëndon vetëm në vend të vet”…Profesionalizmi duhet të jetë kriteri i vetëm i punësimit dhe jo militantizmi, konformizmi, puthadorja, nepotizmi, krahinizmi e mediokriteti…Është e domosdoshme rritja e brezave të rinj të mirëarsimuar dhe të mirëedukuar edhe me dashurinë për vendin e të parëve si dhe ndjesinë e krenarinë e të qenurit shqiptar, të përkatësisë së një Kombi të lashtë sa vetë njerëzimi….Gëzuar 1 qershorin, kudo që ndodheni ju shqipet e vogla…..Together forever”, shkruan Kalo.

Gjithashtu Kalo shprehet se mundësitë e reja të punësimit, rritja e shkallës së sigurisë së jetës, do të ulë pak nga pak largimin e profesionistëve, jashtë vendit.

Reagimi i plotë:

Kohë kovidiane….1.06.2021….Muaj të mbarë, të qetë e të begatë për JU miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas….Më shumë punë, përpjekje, mëndjedritësi e sa më pak militantizëm, për t’u mundësuar fëmijve të Trojeve Arbërore jo vetëm një Festë të lumtur të 1 Qershorit, POR mbi të gjitha një ARDHMËRI të sigurtë e të MBROTHTË në Tokën e të parëve…..

T’u mundësojmë atyre një fëmijëri të lumtur, një fëmijëri të shëndetëshme fizikisht e mendërisht, një fëmijëri me mundësi edukimi e arsimimi sa më cilësor, një fëmijëri plot dritë e shpresë se VËNDLINDJA, Toka e të Parëve, Atdheu ynë i përbashkët pret shumë prej “lulëzimit” të tyre, që mos vijë duke e shteruar shpresën e shtimit dhe jo rrudhjes në numër dhe të plakjes së popullatës, sikundër po ndodh këto 30 vitet e Demon-kracisë….

SHQIPËRIA nuk mundet kurrë të ketë ardhmëri pa rritjen e brezave të rinj të plotëshëndetshëm e të mirëedukuar….Mbrothësimi progresiv i vendit, shtimi i mundësive të punësimit në Trevat Arbërore, rritja e shkallës së sigurisë së jetës në to, pak nga pak do të ulë ritmin e “rrjedhjes së trurit” jashtë vendit….

ËSHTË e pa imagjinueshme mundësimi i mbrothësimit të TROJEVE ARBËRORE nga të huajt dhe jo nga vetë bijtë e bijat e kësaj toke, të cilëve u duhen krijuar mundësitë e gjetjes së vetvetes këtu dhe jo gjetkë, sepse “guri peshon e rëndon vetëm në vend të vet”…..PROFESIONALIZMI duhet të jetë kriteri i vetëm i punësimit dhe jo MILITANTIZMI, KONFORMIZMI, PUTHADORJA, NEPOTIZMI, KRAHINIZMI e MEDIOKRITETI….

Është e domozdoshme rritja e brezave të rinj të mirëarsimuar dhe të mirëedukuar edhe me dashurinë për Vendin e të parëve si dhe ndjesinë e krenarinë e të qënurit Shqiptar, të përkatësisë së një Kombi të lashtë sa vetë Njerëzimi….GËZUAR 1 QERSHORIN kudo që ndodheni ju shqipet e vogla…..Together forever!!!

 

 

 

g.kosovari

Next Post
Bënte ‘namin’ në ‘Tik Tok’ me ‘Maffia’ të Don Xhonit, reagon reperi për Enkeleda Kapedanin: Ajo çika…

Bënte ‘namin’ në 'Tik Tok' me ‘Maffia’ të Don Xhonit, reagon reperi për Enkeleda Kapedanin: Ajo çika…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com