• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Gëzim Kame e Mirush Kabashi denoncuan…”/ Demalia: Emrat duheshin bërë publikë! Ardian Cerga: Nuk i futa në libër sepse…

by Java News
01/03/2024 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Libri “Kohë dashurish të harruara” të Ardian Cerga, përshkruan pesë vitet e aktorit dhe autorit në Berat, ku e dërgoi regjimi komunist, që nga viti 1980 deri në kohën kur ndërroi jetë diktatori Enver Hoxha.

Cerga shpreh gjatë gjithë rrëfimit të tij pakënaqësitë ndaj regjimit. Por, publikimi i këtij libri ka hapur një debat, teksa analisti Ilir Demalia i dha zë pakënaqësive ndaj regjimit. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh mbresat për librin e Cergës, ai “demaskon” personazhet, të cilëve Nani nuk ua ka përmendur emrat në rrëfim. Një nga këto emra, të cilët kanë denoncuar Nanin te sekretari i parë i Komitetit të Partisë ishte i ndjeri Mirush Kabashi, “që kishte shkuar në Berat, duke u lutur që të recitonte para Ramiz Alisë”.

Në një diskutim për këtë çështje në studion e “Shqipëria live”, autori shpjegoi arsyen se përse nuk ka përmendur emrat e Mitrush Kutelit dhe Gëzim Kames. Sipas tij, miqtë dhe bashkëpunëtorët e këshilluan të mos i publikonte emrat e personave që e denoncuan te Sekretari i Parë.

“Për të qenë i sinqertë, në variantin e parë, ishte me emra konkretë. Por, duke qenë libri im i parë, u këshillova nga shumë persona se do të krijohej një lloj konflikti me librin. Nuk do merreshin me atë që librin ofron, por vetëm me ato dy emra. Thelbi i librit është qasja e kësaj moshe sot me qasjen e asaj moshe që unë kam hedhur aty. Këto personazhe janë të vegjël në jetën e tyre, sepse ashtu e kanë ndërtuar”.

Por, Demalia mendon të kundërtën. Sipas tij, emrat duhen bërë publikë, pasi bënë denoncimin te Komitetin e Partisë tek sekretari i parë.

Ishte shumë e vështirë të dilje jashtë kornizave. Duhet të jetoje brenda korniza. Filozofia e të menduarit dhe jetuarit, ti do të jetosh rininë tënde, pasionet, dashurinë, por nuk të lejohej.

“Kjo lloj rinie që ishte jashtë normave të regjimit, ishte një minorancë, prandaj urreheshin kaq shumë. Ne e dinim të gjithë, edhe Nani e di. Ky është libër kronik me vlerë që tregon dy të rinj, por hapet në të gjithë atë që ne kemi jetuar në rini. Në provinca, syri i partisë ishte më i hapur. Kjo është ajo që më shqetëson, jo kush kanë qenë ata 2. Por, pse Nani shkruan kështu sot, sepse kanë menduar ndryshe në atë kohë”.

Ndërsa Çim Daja, që po ashtu u denoncua dhe regjimi e dërgoi në Berat, kujton momentin kur u akuzuan se “degjeneronim Teatrin e Beratit”.

“Shpërthimi i Nanit ishte kthyer në rrethanë, po t’i referohemi fotos së parë me mikrofon në dorë të Nanit, ai këndon live në një ambient që kishte 50 vetë, Elvis Preslin. Në ’74, ishin dënuar të gjithë. Në ’77, Nanin e morën në një film, erdhi me vonesë, më tha që ka vdekur Presli. Kur shkuam në Berat, ai është në vijueshmëri kundër, por jo duke e bërtitur. Faza që iu tha ishte: këta të dy po degjenerojnë teatrin e Beratit. Në gazetari, mun të ishin ato dy emrat, por në letërsi, është si ajo puna e rrotës, me të cilën do të kapeshin të gjithë.

Më kujtohet se kur morëm disa lekë nga shtëpia se nuk donim të iknim në Berat, i thashë që do arratisem. Mua më çuan më larg se Nanin, duhet të shkoja në kufi me Gramshin. Me atio lekë, ndenjëm një 10 ditë te Hotel Turizëm, por pastaj shkuam te ajo dhoma e vogël. Edhe që të hyje mes dy krevateve, duhet të hyje anësh, jo në profil”./Top Channel/

/f.s

Next Post
SPAK, 68 procedime penale të regjistruara kryesisht gjatë vitit 2023

"Mbi 600 hetues të përfshirë", gazetarja zbulon detaje për 'një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK dhe BE'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In