• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gërvishtja nga kotelja, për pak i kushton jetën 3-vjeçares

by Java News
16/11/2017 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë tre vjeçare pothuajse ka gjetur vdekjen, pasi një gërvishtje nga kotelja që mbanin në shtëpi, ka çuar në zhvillimin e sindromës vdekjeprurëse të shokut toksik.

Sipas Daily Mail, vogëlushja Lilanna po luante me macen, kur u gërvisht në qafë, megjithatë nëna e saj Kelly, 35 vjeç, fillimisht nuk u shqetësua shumë.

Por brenda disa orësh Lilanna nga Taunton, Somerset, po ankohej për dhimbje. Prindërit nxituan në spital ku ajo humbi ndjenjat, ndërsa lëkura iu irritua dhe kishte vazhdimisht të vjella.

Nëna e saj tha: “Kisha shumë pak informacion rreth sindromës së shokut toksik. Kisha lexuar për të vetëm në kutitë ambalazhuese të tamponëve. Për fat të mirë, mjekja jonë e kishte trajtuar një pacient të tillë më përpara, kështu që ajo e dalloi menjëherë atë çfarë po i ndodhte sime bije”.

Çfarë është sindroma e shokut toksik?

Sindromi i shokut toksik është një gjendje e rrallë, por serioze, e shkaktuar nga një infeksion bakterial. Ajo ndodh kur bakteri Staphylococcus Aureus futet në gjak dhe prodhon toksina.

Megjithëse sindromi i shokut toksik ka qenë i lidhur me përdorimin e tamponit nga gratë gjatë ciklit menstrual, kjo gjendje mund të prekë edhe burrat, fëmijët dhe njerëzit e të gjitha moshave.

Simptomat e shokut toksik mund të ndryshojnë nga një njeri tek tjetri, por në shumicën e rasteve ato shfaqen papritur. Shenjat më të zakonshme që ndodhin kur dikush është i prekur nga kjo sindromë janë: ethet, dhimbje të kokës, presion i ulët i gjakut, dhimbje të muskujve, diarre, të vjella, skuqje e syve, gojës dhe fytit etj.

Infeksioni zakonisht ndodh kur bakteret hyjnë në trupin tuaj nëpërmjet një plage, siç është prerja, por edhe plagë të tjera.

Ekspertët nuk janë të sigurtë pse përdorimi i tamponit ndonjëherë sjell këtë gjendje. Disa besojnë se një tampon i lënë në vend për një kohë të gjatë tërheq bakteret. Një mundësi tjetër është që fibrat tampon gërvishtin vaginën, duke krijuar një rrugë për bakteret për të hyrë në qarkullimin e gjakut.

a.ç

Next Post
Arrihet marrëveshja/ Në rrjetet sociale nuk do ketë më postime ekstremiste

Arrihet marrëveshja/ Në rrjetet sociale nuk do ketë më postime ekstremiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Për Serbinë mund të nisë një kapitull i ri”- Vuçiç humbi zgjedhjet dhe pranoi disfatën, reagon Brukseli: Dyert e BE-së janë të hapura

October 26, 2026
“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

October 26, 2026
“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

October 26, 2026
Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat!

Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat!

October 26, 2026
“Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

Moska kërcënon, Medvedev i bën thirrje Trumpit: Përdor CIA-n kundër Zelenskyt dhe jepi fund këtij problemi!

October 26, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Humbi!

October 26, 2026
Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

October 26, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Analiza e “Financial Times”: Të paktën 69% e amerikanëve të shqetësuar për korrupsionin në administratën Trump!

October 26, 2026
Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

October 26, 2026
Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In