• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet, disa qytetarë u morën në biseda informative

by Java News
17/04/2024 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij pas votimit të djeshëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ajo ka thënë para mediave se bllokimi i qytetarëve në kufirin Kroaci-Serbi është pjesë “e këtij jetësimi”.

“Jemi ballafaqur me një situatë, e një veprim i tillë bazohet në ngjarjet e djeshme. Vuçiqi ka kërcënuar edhe Kosovën e edhe partnerët tanë, që vota pozitive në Këshill të Evropës do të ketë pasoja. Dje nuk eci propaganda, Vuçiqi ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij. Në këtë kontekst e shoh ndalimin…Janë shkelur masivisht të drejtat e qytetatëve”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, një pjesë e qytetarëve kosovarë iu nënshtruan bisedave informative.

“…Një numër i tyre u është nënshtruar bisedave informative, ka pasur qëllim që të flitet për 1999-n, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ministrja e Jashtme.

Për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, Gërvalla ka theksuar se më meritorët në këtë janë presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti.

Gërvalla ka theksuar se një numër “goxha” i lartë zyrtarësh policorë ishin arrestuar e më pas janë liruar.

“Sa i përket arrestimit të zyrtarëve të ndryshëm policorë, numri është goxha i madh, nuk janë kufizuar në pak zyrtarë policorë. Nuk do doja të spekuloj sepse nuk dua ta shqetësoj publikun tonë dhe s’dua të jap informacione gjysmë të verifikuara. E dimë se një pjesë e madhe e tyre tashmë janë liruar”.

Ajo është shprehur se reagimi i ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve në kufi është i pari pas shumë kohësh ku Serbisë i është kërkuar përgjegjësi.

“Kemi biseduar me partnerët tanë, i mbajmë të informuar. Ka pasur një reagim të BE-së ku pas kaq kohësh BE nuk flet më për përgjegjësi të të dyja palëve, por kur qartë e thotë se kjo përbën shkelje të marrëveshjes së mobilitetit dhe kërkon nga Serbia të ndalë aktet e tilla”, ka thënë ajo. KOHA Ditore

Next Post
Përgjimet/ “Ja kishim ** motrën”, zbulohet shifra që u pagua Alma për të kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin, si ia morën videon me forcë: Më ngjo mu tashi…!

Përgjimet/ “Ja kishim ** motrën”, zbulohet shifra që u pagua Alma për të kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin, si ia morën videon me forcë: Më ngjo mu tashi…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In