• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gert Bogdani nis garën e Primareve në PD: Ka ardhur koha t’ua kthejmë Tiranën qytetarëve

by Java News
30/10/2022 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gert Bogdani është futur në garën e primareve të Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës. Bogdani tha se është futur në garë sepse sipas tij Tirana ka nevojë për njëaltrenativë të re, që t’u shërbejë qyetarëve dhe ai post të mos jetë më në shërbim të interesave të pushtetarëve.

“Të dashur demokratë dhe demokrate, Të nderuar bashkëqytetarë të Tiranës! I lindur dhe rritur në Tiranë, në një familje të vjetër tiranase, me traditë dhe vlera, kam jetuar çdo ditë me dashurinë dhe ndjeshmërinë më të thellë për qytetin tonë.

Kam mësuar të njoh e të dua çdo cep të Tiranës dhe të respektoj çdokënd që kontribuon për Tiranën, Kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Fatkeqësisht ndër vite dhe sidomos këto 8 vite të fundit, Tirana ka pësuar një deformim të rëndë dhe ka përjetuar, jo vetëm një shkatërrim të trashëgimisë dhe identitetit, por edhe një përkeqësim të ndjeshëm të jetës sonë të përditshme si banorë të kryeqytetit!

Nuk ka asnjë banor të Tiranës, që nuk i vuan sot pasojat e keqmenaxhimit të qytetit! Duke filluar që nga fëmijët, të cilëve u janë zhvatur hapësirat e gjelbëra dhe parqet e lojërave, për t’i kthyer në beton! Ndërtimet dhe betonizimi pa kriter që po i marrin frymën çdo ditë e më shumë çdo banori të këtij qyteti!

Trafiku i rënduar çdo orë të ditës dhe çdo ditë të javës, i cili i vjedh qytetarëve para dhe kohë; Ajri i ndotur që thithim përditë dhe ndotja akustike nga kamionët dhe betonieret që e kanë pushtuar qytetin. Shkatërrimi i gjelbërimit, për të mbjellë beton!

Ambienti i ndotur dhe kazanët e mbushur plot me plehra, ndërkohë që Bashkia çon dëm dhe paguan në mënyrë korruptive miliona euro për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve dhe inceneratorëve! Mungesa e furnizimit dhe cilësia e ujit të pijshëm, ku premtimi për 24 orë ujë në ditë, ka kohë që është bërë refren elektoral sa herë që ka zgjedhje!

Biznese e banorë që nuk kanë asnjë shërbim, por paguajnë taksa çdo herë e më të larta! Mungesa e vëmendjes ndaj shtresave në nevojë, arroganca ndaj nënave dhe baballarëve që mundohen të sigurojnë jetesën si shitës ambulantë dhe sulmi ndaj kujtdo që mundohet të nxjerrë bukën e gojës me ndershmëri në këtë qytet;

Një transport publik që nuk garanton kushtet më minimale, jo thjeshtë të cilësisë, por as të sigurisë; Mungesa e vendparkimeve, kostot e papërballueshme në krahasim me rrogat dhe gjobat e pafundme abuzive me të cilat banorët zgjohen çdo mëngjes mbi xhamat e makinave të tyre! Një qytet që përmbytet me 12 minuta rrebesh vere, sepse paratë janë hedhur, por kanalizime nuk ka; Një qytet ku ndërtohet sikur të ishte viti 2050, por infrastruktura ka mbetur ajo e vjetra ende në vitin 1950!

Mungesa totale e vëmendjes për zonat rurale, për infrastrukturën, për shërbimet e për mirëqënien e banorëve të këtyre zonave, vetëm sepse janë larg objektivit të kamerave dhe propagandës; Mungesa e theksuar e respektit ndaj ligjit, arbitrariteti dhe dhunimi i pronës private dhe mirëqenies së komuniteteve të tëra Tiranës, duke filluar që nga shaktërrimet tek 5 Maji, Lapraka, Shkoza, Baldushku e Kombinati e deri tek mungesa totale e respektit të trashëgimisë, traditës dhe identitetit të kryeqytetit, që kulmoi me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar!

Ndryshe nga çfarë mundohet të shfaqë propaganda, realitetin e jetojmë çdo ditë dhe realiteti flet qartë. Flet qartë për dekandencën urbane dhe modelin korruptiv që nëpërkëmb cdo ditë e më shumë dinjitetin dhe mirëqenien e secilit prej nesh!

Tirana quhet sot kryeqyteti i rinisë për vitin 2022, por të rinjtë e Tiranës nuk kanë ujë të lahen; nuk gjejnë shpresë në një qytet që nuk ka asnjë hapësirë publike për ta e që nuk i jep mundësi të ndërtojnë një të ardhme, sepse në Tiranë ndërtohet vetëm për oligarkët!

Fëmijët dhe të rinjtë e Tiranës e bëjnë ende mësimin me dy turne, sepse Bashkia lekët për shkolla ua jep konçesioneve korruptive. Edhe atëherë kur ndërton ndonjë shkollë, kostot i ka 4 herë më shtrenjtë se Bashkimi Europian, sepse lekët që duhet të ishin për fëmijët nuk investohen, por vidhen!

Problemet dhe hallet e përditshme, gjithësecili nga ne i përjeton çdo ditë në këtë qytet, Ndaj ka ardhur koha që këto probleme të zgjidhen! Sot është koha për një alternativë reale për mirëqeverisjen e qytetit tonë! Për një model dhe një vizion ndryshe! Tirana më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim!

Të dashur miq, Prej kohësh tashmë, gjatë takimeve të njëpasnjëshme me demokratë dhe demokrate të çdo bindje e në çdo cep të Tiranës, kam dëgjuar thirrjen dhe energjinë për t’i prirë këtij ndryshimi; Prej kohësh, gjatë takimeve dhe diskutimeve me qytetarë të Tiranës kam gjetur thirrjen dhe mbështetjen për ta sjellë këtë ndryshim; Prej kohësh, gjatë konsultave dhe rrahjes së mendimeve me ekspertë, aktivistë e zëra kritikë, kam gjetur gatishmërinë dhe mbështetjen për të punuar për ta bërë të mundur këtë ndryshim;

Ndër vite kam punuar gjithmonë me integritet, me përkushtim dhe me alternativa konkrete për problemet e zonave që kam përfaqësuar dhe drejtuar, qoftë si Kryetar i Njësisë Bashkiake 10 në Tiranë, qoftë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë; me energji dhe vizion në sjelljen e risive dhe zgjidhjen e problemeve të komunitetit.

Ndaj, jo thjesht si qytetar që vjen nga një familje e vjetër Tiranase, por mbi të gjitha si një prind i ri që ka vendosur që të ardhmen e familjes së vet, fëmijëve të vet, Ajrës dhe Reinartit, ta ndërtojë në këtë qytet; Ndaj, Me përulësi dhe vendosmëri, Me përkushtim dhe përgjegjësi, Me dinjitet dhe transparencë, Me integritet dhe energji, Me respekt për çdo qytetar e qytetare të Tiranës; Kam marrë vendimin për të kandiduar për Kryetar të Bashkisë së Tiranës;

Sepse kam bindjen e plotë se Tirana ka ende mundësinë të jetë një qytet në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve; Sepse kam bindjen e plotë se Tirana ka ende potencialin për t’u bërë kryeqyteti tek i cili të rinjtë vijnë për të ndërtuar të ardhmen dhe ëndrrën e tyre, dhe jo qyteti nga i cili ikin për të mos u kthyer më! Sepse kam bindjen e plotë se Tirana duhet dhe do të jetë qyteti i të gjithëve, përtej prejardhjes, partisë, besimit, moshës apo gjithçkaje tjetër! Sepse Tirana më shumë se kurrë, ka nevojë për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani!

Shpallja e kandidaturës në këtë proçes primaresh, është zotimi im për të shërbyer me përkushtim dhe përulësi – për t’i prirë kthesës për ndryshim që Tirana kërkon dhe meriton si metropol i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Për t’i prirë rimëkëmbjes së Tiranës, e cila do të vijë vetëm përmes një vizioni të qartë të bazuar mbi transparencë dhe një programi që në qendër ka dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit.

Një programi që vendos prioritetet e duhura dhe që jetëzohet përmes konsultimit dhe përfshirjes së gjerë të intelektualëve, profesionistëve, krijuesve, aktivistëve, qytetarëve dhe komuniteteve, brenda Shqipërisë dhe në Diasporë – të cilët pushteti i sotshëm u ka mbyllur çdo derë, duke i shtyrë sistematikisht dhe me arrogancë jashtë zhvillimeve dhe projekteve madhore që shënojnë të tashmen dhe të ardhmen e Kryeqytetit.

Një programi që ka në qendër qeverisjen me përkushtim dhe punën e palodhur për të ngritur standartet e shërbimeve për qytetarët dhe lehtësive për sipërmarrjet private dhe profesionistët e lirë! Një model të ri qeverisjeje i cili mundëson çlirimin e energjive prodhuese dhe krijuese të metropolit të shqiptarëve! Një përkushtim për t’i kthyer qytetit dhe qytetarëve, dinjitetin që meritojnë!

Të dashur miq, Ky është një moment vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim! Tirana sot ka nevojë për alternativë, për shpresë, ka nevojë për vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve. Tirana sot meriton të qeveriset me integritet dhe transparencë, me përkushtim dhe vizion për një qytet më të mirë, sepse Tirana meriton më shumë, qytetarët e saj meritojnë më shumë! Ndaj, jam besimplotë që të gjithë së bashku, demokratë dhe qytetarë të Tiranës, mund ta sjellim dhe do ta sjellim këtë ndryshim!

Next Post
Studiuesja Nevila Nika: Regjistri i vitit 1945 ka të vërtetën për pronarët në zonën e jugut

Studiuesja Nevila Nika: Regjistri i vitit 1945 ka të vërtetën për pronarët në zonën e jugut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Rrëzohet ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, gjyqtarët kushtetues votuan 4 me 4

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In