• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gersi Troka, djali me sindromën down renditet në dhjetëshen si notari më i mirë në botë

by A R
09/11/2022 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gersi Troka, djali me sindromën down përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down(DSISO)i cili u zhvillua në Albufeira-Portugali. Gersi u rendit në 10-tëshen e notarëve më të mirë të botës falë punës së tij të palodhur.

Garat në të cilat mori pjesë Gersi ishin:

200m Stil i lirë
100m Stil i lirë
50m Stil i lirë
50m Delfin

Pjesëmarrja e tij në Kampionat u realizua me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” dhe në bashkëpunim me Coca-Cola Bottling Shqipëria.

Njihuni me Gersin!

Gersi Troka është pjesë e Special Olympics Albania, e cila është një lëvizje sportive që ka për qëllim të integrojë njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale në botën e sporteve dhe më konkretisht në komunitetin olimpik. Ai ka filluar të ushtrohet në pishinë që në moshën 10-vjeçare, por që merr pjesë nëpër kampionate ndërkombëtare dhe kombëtare. Në vitin 2016, ai mori pjesë për herë të parë në Firenze ku u zhvilluan lojërat botërore Trisome Games 2016, për Personat me Sindromen Down.

Në vitin 2017, 2021 dhe 2022 ka marrë pjesë në lojrat rinore Evrropiane të zhvilluara në Brno të Çekisë për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, e cila organizohet çdo vit nga organizata sportive Emil Open. Në vitin 2018 Gersi ka marrë pjesë në kampionatet botërore të notit për personat me sindromen down në Kosovë dhe në Truro, Nuova Skocia- Kanada. Gjithashtu në vitin 2019 ka marrë pjesë në Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Abu Dhabi, për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Përveç kampionateve ndërkombëtare Gersi Troka është aktivizuar nga klubi Shumsportësh Tirana në kampionate kombëtare që nga viti 2015 e deri në 2022 që janë zhvilluar në Parkun Olimpik nga liqeni i Tiranës për fëmijë e të rinj dhe në qytetin e Durrësit për kupën e Teutës.

Në të gjitha këto kampionate kombëtare e ndërkombëtare, është pajisur me diploma, certifikata dhe ka fituar medalje të ndryshme, ku spikasin vendi i parë, i dytë dhe i tretë në Brno-Çeki, në Kanada vendin e parë, në Abu Dhabi vendin e katërt dhe të gjashtë e të tjera.

/a.r

Next Post
Alibeaj ‘përplaset’ me Nikollën: Shtyp butonin me dorën e atij që ke poshtë. Kryetarja: Shiko punën!

Alibeaj i përgjigjet Ramës: Një njeri që përdor gjuhë fyese në Parlament që në pikë të mëngjesit, e ka një hall

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In