• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gërmadha në mes të Tiranës/ Shih gjyqin e Fullanit dhe mendo për Hotel “Dajtin”

by Aalison Pearse Stevens
04/04/2016 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Hotel “Dajti”, një nga monumentet e identitetit historik të Tiranës, rrezikon të rrënohet përfundimisht, duke humbur bashkë me të edhe një pjesë të historisë afro 75 vjeçare të kryeqytetit. Kjo godinë simbol është blerë në vitin 2010 nga Banka e Shqipërisë për 30 milion euro me paratë e taksapaguesve. Ndërsa sot, gjashtë vjet më pas, ajo duket si një gërmadhë ku mund të gjesh ndonjë endacak apo ndonjë narkoman të mbetur rrugëve.

Arkitekti i kësaj blerje rrënuese, ish- guvernatori Ardian Fullani, po kërkon nga shteti shqiptar 500 mijë euro dëmshpërblim, për prishjen e imazhit që i është shkaktuar pas shkarkimit nga detyra dhe arrestimit në shtator 2014.

Kërkesa e Fullanit për dëmshpërblim është në fakt një ndër cinizmat e kohës që jetojmë. Njëherësh është një dëshmi e dobësisë së shtetit, që nuk arrin të provojë as akuzat e tij të ngritura në rrugë zyrtare. Shfaqja e Fullanit në titujt e mediave të kujton natyrshëm se në mes të bulevardit të Tiranës, dergjet ende dhe sot, gjashtë vjet pasi kaloi nga duart e shtetit në ato të bankës së Shqipërisë, godina më përfaqësuese e shekullit të 20-të për kryeqytetin e vendit. E megjithatë zotit Fullani nuk ka hyrë asnjë gjemb në këmbë për indiferencën rrënuese ndaj Hotel Dajtit, ashtu siç nuk i ndodh asgjë as pasardhësit të tij, që po ndjek të njëjtën linjë.

Blerja e Hotel “Dajtit”, ashtu siç u konsumua, u vërtetua katërcipërisht se nuk kishte asnjë plan biznesi, asnjë projekt, asnjë vullnet konkret për t’i dhënë Hotel Dajtit një jetë të dytë më dinjitoze. Përkundrazi, në gjashtë vjet ky institucion kombëtar i historisë dhe turizmit, u bjerr dhe u sakatua, derisa përfundoi në një shurrtore publike, para së cilës kalojnë përditë presidenti, kryeministri dhe të gjithë ofiqartë e tjerë të shtetit.

Qartazi ky ishte një gjest servil i Adrian Fullanit ndaj ish- kryeministrit Berisha, dhe një nga dëshmitë më kuptimplote të degradimit të shtetit dhe institucioneve në Shqipëri.

Sot, ndërsa Fullani kërkon dëmshpërblimin për imazhin, Banka e Shqipërisë ka njoftuar me vendimin nr. 7 të Këshillit Mbikqyrës, se ka vendosur të marrë me qera ambjente shtesë, me vlerën e 106 milion lekëve. Pra, megjithëse Banka zotëron Hotel Dajtin, vazhdon të harxhojë paratë për ambjente me qera! A ka ironi më të madhe, shpenzim më absurd parash, sesa t’i lejosh vetes “luksin” që të kesh në pronësi gërmadhën më të shtrenjtë të Shqipërisë, e të mos vendosësh aty asnjë tullë, por të shkosh e të marrësh me qera ambjente zyrash, megjithëse sapo ke inauguruar godinën qëndrore, e cila na ka kushtuar sa qimet e kokës ne shqiptarëve të varfër?!

Teksa sheh këtë që ndodh ende me Bankën dhe sensin e saj të shpenzimit të parave publike, të vjen të mendosh se në atë godinë ka ndryshuar shumë pak nga njëri guvernator tek tjetri. Vazhdojmë t’i paguajmë sherret e të gjithëve shefave të atij institucioni. Të atyre që ishin dhe të këtyre që janë.

 

 

Next Post

Desara, Filipi dhe… listat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In