• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A do të ketë investime kineze në Shqipëri?

by
12/11/2015 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Geri Selenica

Në prag të mbledhjes së kryeministrave të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, revista ekonomike Monitor botoi një analizë të posaçme për investimet kineze në Ballkan dhe nivelin e tyre të ulët në Shqipëri.

Monitor shkruan se përtej konspiracioneve gjeopolitike, arsyeja reale se pse investimet e mëdha kineze që kanë “pushtuar” rajonin mungojnë në Shqipëri është se qeveria nuk i ka projektet fizibël. Revista shkruan se në vend që Shqipëria të përshtatet me planin e madh kinez, ku përqasen projektet e “Korridorit Blu” dhe ato në energjetikë, qeveria shqiptare i ka kushtëzuar investitorët aziatikë me “Rrugën e re të Arbrit” dhe “Portin e Shëngjinit”, projekte pa fizibilitet.

Geri Selenica, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, në një intervistë për “Monitor” shpjegon se kompani të mëdha kineze dëshirojnë të përfshihen në projektet e mëdha të infrastrukturës, por interesi i tyre lidhet me kryesisht me Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit (Silk Road Economic Belt) të qeverisë kineze. Kjo strategji ka si qëllim krijimin e infrastrukturës ndërlidhëse midis Azisë, Europës dhe Afrikës për të integruar më mirë tregun më të madh ekonomik prej 4,5 miliardë banorësh.

Në harmoni me këtë strategji, Kina në Ballkan i ka dhënë prioritet “Korridorit 10”, që fillon nga Pireu, në Selanik, Shkup, Beograd dhe Budapest, thotë Selenica. Dhe për këtë po financon dhe ndërton një hekurudhë të shpejtësisë së lartë Beograd-Budapest, marrëveshja për të cilën u firmos vjet në Takimin e Beogradit.

Selenica thotë se qeveria shqiptare është përpara sfidës së shekullit, që të arrijë të përfitojë nga “Korridoret e Mëndafshit”. Dhe sipas tij, rruga më e mirë për ta bërë këtë është lobimi pranë Komisionit Europian për “Korridorin Adriatik” (zgjatim i ‘Med Corrido’ me hekurudhë e autostradë), që të zëvendësojë ose konkurrojë paralelisht me “Korridorin 10”.

Ministeriali i Transportit, që do të zhvillojë Komisioni Europian në datën 3 dhjetor 2015 në Tiranë, është një ngjarje shumë e rëndësishme politike dhe ekonomike, pasi 7 vende (Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia) do të firmosin bashkërisht për “Korridorin Adriatik” (Med Corridor).

Monitor nënvizon se investimet kineze në infrastrukturë do të bëhen në Shqipëri vetëm në kuadër të projekteve rajonale dhe nuk ka asnjë shans, që ato të bëhen vetëm si projekte lokale.

Për të përmirësuar gjendjen e tanishme Selenica i tha Monitorit se Shqipëria duhet të ketë projekte dhe të jetë serioze dhe precize në komunikimin me kompanitë kineze.

“Plus duhen disa shtytës ligjorë. Edhe kompanitë kineze kanë vështirësitë dhe paqartësitë e tyre në vende të vogla si Shqipëria. Kështu që duhet përmirësuar komunikimi. Kryeministri Rama, në mes të nëntorit do të bëjë takimin e katërt me kryeministrin e Kinës, brenda dy viteve, dhe do të qe mirë që të shkonte në Kinë me një paketë serioze propozimesh ekonomike, të përgatitura nga ekspertë të fushës dhe jo projekte të pacertifikuara, jofizibile e pa asnjë mundësi trafiku, si “Europorti i Shëngjinit” apo “Rruga e Arbrit”, duke e vënë në një pozitë joserioze me bashkëbiseduesit kinezë,” thotë ai për Minitor. (Leftion Peristeri)

Next Post

10 gjëra të zakonshme për të cilat ekzekutohesh në Korenë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In