Shtyhet seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 22 mars në orën 14:00.
Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
SPAK i kërkon gjykatës që për këto dy vepra do vazhdohet Gjykimi, ndërsa është në dorën e gjyqtares Gjoka nëse kërkesa do të pranohet, do të kthehet mbrapsht, apo do të vendosë të pushojë hetimet.
Mediu është marrë i pandehur nga SPAK, në lidhje me ngjarjen e Gërdecit. Sipas prokurorisë ngritja e magazinës për demontimin e armëve në Gërdec është urdhëruar në mënyrë të paligjshme nga ish-ministri.
Kujtojmë që Mediu e ka cilësuar këtë si akuzë politike dhe pretendon se ka respektuar vetëm ligjin
/e.d