• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gërdeci, një pllakë në Bulevard dhe një mesazh therës

by
30/01/2016 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

gerdeci

Nga Elvin Nuri

Mëngjesin e 28 Janarit banorët e Tiranes u gjendën krejt të papërgatitur përballë një monumenti te ri. Aty ku gjithkush mund të shkeli pllakat e trotuarit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, i pashqetësuar, tashmë nuk do të mund të injorohet një trung peme i prerë dhe me mbishkrimin “Monument për Dështimin”.

Artisti vizual Pleurad Xhafa ktheu vëmendjen tek një ngjarje e cila është mbuluar nga pluhuri i ngritur nga shpërthimi i thuajse 8 viteve më parë. Çështja “Gërdeci”. Bëhet fjalë për rivitalizimin simbolik të një trungu peme, i cili ngrihet “natyrshëm” prej kohësh vetëm pak gishta nga rrethimi katror ku e kanë katandisur, përballë zyrave të vetë kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit.

Në kuadër të bashkëpunimit me MAPS (Museum of Art in Public Space), Xhafa i dhuron qytetit një monument të ri dhe unik në llojin e tij, duke montuar mbi këtë trung peme një pllakadë bronxi ku është incizuar:

 MONUMENT PËR DËSHTIMIN

Në datën 25 shtator të vitit 2013 Gjykata e Lartë e Shqipërisë e cilësoi shpërthimin në fabrikën e demontimit të armëve në fshatin Gërdec një aksident teknologjik. Për 26 personat të cilët humbën jetën gjatë shpërthimit nuk pati të dënuar.

Pse në një trung peme i gjymtuar gjer në rrëzë?!           

Në momentin kur arrita të kontaktojë me Pleurad Xhafën për të tërhequr materialin video ku tregohen çastet e montimit të pllakadës (video që mund të konsultoni në fund të këtij shkrimi) pyetja e parë që më erdhi në mendje ishte: A more leje diku?

Tepër spontan, Xhafa më tregoi se: për ti bërë një dhuratë qytetit nuk është e nevojshme të marrësh leje!

Ndërsa mbi arsyen e zgjedhjes të një trungu (të gjymtuar) peme në bulevard, ku sëbashku me pllakadën u ngjiz një monument i parë i dështimit për qytetin, dëshiroj të citoj një pjesë të rrëfimit të vetë kuratorit të veprës, themelues i MAPS, Stefano Romano.

“A ishte vërtet një aksident teknologjik duke marrë parasysh kushtet në të cilat kryheshin demontimet e municioneve? Apo mos ndoshta kjo çështje tejkalon autoritetin e një gjykate të brishtë?!

Duke ndjekur gjurmët e kësaj ngjarjeje vepra  “Monument për Dështimin”, mishërohet tek një pemë e prerë, tashmë një objekt i vdekur me rrënje të gjatë e të fshehur nën asfaltin e bulevardit Dëshmorët e Kombit, 15 km nga  krateri i Gërdecit. Pleurad Xhafa e çon vëmendjen sërisht tek ky Bulevard ku qëndrojnë institucionet më të rëndësishme të vendit dhe janë konsumuar ngjarje nga më emblematiket e historisë Shqiptare. I ngritur fare pak centimetra nga trotuari përballë godinës së Presidencës, ky trung, dikur një dëshmitar i së shkuarës me vendosjen e pllakadës së bronxit shëndrrohet në nje monument, simbol i dështimit. Përballë këtij monumenti shikuesi gjendet i papërgatitur ashtu si të papërgatitur u gjendën familjarët e viktimave të Gërdecit, në goditjen përfundimtare të çekiçit të drejtësisë.”

 Pse nuk erdhi ky monument në përvjetorin e rradhës…

Në fakt gjithkush që ka sadopak informacion mbi tragjedinë e 15 marsit 2008, në  fabriken e demontimit të arëmeve në fshatin Gërdec të komunës Vorë, me plot të drejtë mund të ngrejë pyetjen: Përse artisti nuk na dhuroi një monument mbi dështimin pikërisht në përvjetorin e tetë të ngjarjes e cila bëri lajmin e faqeve të para të gazetave në mbarë botën?

Sepse pikërisht në këto ditë replikash politike mbi të ashtuquajturën “Reforma në Drejtësi”, Xhafa hedh një sfidë të re “publike”, një Ground 0 . Një monument që ngrihet shumë pak lart nga toka por me rrënjë të thella nën zhguallin e ndërgjegjies së shoqërisë shqiptare. Një pikë kyçe riformulimi të vetë konceptit të drejtësisë Made in Albania, një përballje sy për sy dhe trotuar për trotuar me vetë rutinën e të drejtës në vendin tonë.

Next Post

Hajdut me shije, por nuk e di që dyqani ka edhe kamera! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com