• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Gërdeci’, kallëzimi nga Fatmir Mediu dhe pse s’ndikoi në rivlerësimin e Stojanit

by Java News
31/10/2018 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Stojani, ishte ditën e djeshme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku u përball me vetingun. Për Stojanin, Komisioni kishte ndërmarrë hetim të thelluar administrativ për të tria kriteret e parashikuara në ligj, që janë: pasuria, integriteti i figurës dhe aftësitë profesionale. Seanca dëgjimore nisi në orën 12:00 me trupën gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.

Prokurori duket se do ta kalojë vetingun, pasi hetimi administrativ i thelluar nuk gjeti probleme. Kështu, sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, Stojani ka kryer deklarime të sakta të pasurisë, ka burime të mjaftueshme financiare të ligjshme dhe nuk ka konflikt interesi.

stojani2

Megjithatë, KPK zhvilloi hetimin e saj të thelluar për kriterin e pasurisë, duke identifikuar një apartament në Tiranë, blerë në vitin 2002, me burim kredinë e butë miratuar nga qeveria përmes Bankës së Kursimeve dhe një automjet i vitit 2008, blerë në 2017 për 4,700 euro.

Sipas KPK-së, nuk pati asnjë problem me këto dy pasuri të deklaruara nga prokurori, ndërsa personat e lidhur nuk kishin pasuri të paluajtshme apo edhe të luajtshme. Nga ana tjetër, sa i përket integritetit të figurës, DSIK pati dorëzuar një raport pozitiv për prokurorin Stojani, duke e konsideruar të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke theksuar se nuk ka gjetur asgjë që nuk shkon për integritetin e figurës së prokurorit Stojani. Komisioni u ndal gjatë tek aftësitë profesionale të prokurorit, ku përfshihen edhe ankesat e denoncimet ndaj tij. Sipas KPK-së, Stojani ka marrë vlerësim “shumë mirë” për dy vitet e fundit dhe ndaj tij nuk ka pasur masa disiplinore.

Megjithatë, ndaj tij ka pasur tri kallëzime penale gjatë karrierës. I pari është i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ka bërë kallëzim ndaj Stojanit për një intervistë që ai kishte pasur në media pas shpërthimit në Gërdec. Mediu aludonte se Stojani kishte nxjerrë pjesë nga dosja hetimore dhe ia kishte dërguar gazetarit që i drejtonte pyetje Mediut në studio.

Sipas Prokurorit, kallëzimi penal i ish-ministrit Mediu ishte strategji e tij për të dobësuar akuzën, në një kohë që kjo e fundit ishte në përfundim të hetimeve dhe po dërgonte dosjen për gjykim. Kujtojmë se Mediu i shpëtoi drejtësisë për shkak të imunitetit të rifituar pas rizgjedhjes deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në këto kushte, Gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen ndaj tij.

Gjithashtu, ndaj tij ishte bërë edhe një kallëzim nga një qytetar, vajza e të cilit kishte humbur jetën në një aksident rrugor. Sipas prokurorit, babai i viktimës pretendonte se vajza e tij ishte aksidentuar qëllimisht, ndërsa prokurori që kishte çështjen, e klasifikoi atë si aksident me pasojë vdekjen dhe jo vrasje. Vendimi për prokurorin pritet ditën e sotme.

“Prokurorët rebelë”, Stojani refuzoi hetimin disiplinor

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Stojani, u përball para një muaji me Kryeprokuroren Arta Marku, teksa refuzoi që të niste hetim disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, pas përplasjes që këta të fundit patën me drejtuesen Donika Prela për hedhjen në short të dosjes “Shullazi”. Stojani mbante postin e drejtorit të Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve në Prokurorinë e Përgjithshme, por u shkarkua nga ky post me urdhër të Markut. Stojani kishte marrë detyrën më 24 janar të këtij viti, kur Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, paraqiti ndryshimet në strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Rama në Shishtavec: Agroturizmi, rruga për të dalë nga varfëria

VIDEO/ Rama në Shishtavec: Agroturizmi, rruga për të dalë nga varfëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In