• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gërdeci/ Gazetari amerikan: Vajza e Mediut shkollë 40 mijë USD në SHBA, paga e ish-ministrit 20 mijë USD në vit në Shqipëri

by Java News
12/01/2023 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një moment kur ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pritet të dalë para gjykatës për çështjen e shpërthimit në Gërdec, rikthejmë për publikim pjesë nga një intervistë të dhënë në vitin 2016 nga gazetari amerikan Guy Lawson, autor i librit “Armët dhe çunat”, i cili fitoi gjyqin pas një padie të Shkëlzen Berishës ndaj tij. Gazetari amerikan tregon shifra se pse sipas tij Mediu ka përfituar financiarisht nga ajo ngjarje.

Pjesë nga intervista e gazetarit amerikan dhënë për gazetaren Rudina Xhunga në mars 2016.

Asgjë nuk fshihet dot përgjithmonë. Mendoni se faktet do të dalin një ditë?

Nevojitet guxim për t’i bërë ballë. Është e lehtë për mua si një gazetar në Amerikë që të jem i guximshëm, për t’i detyruar njerëzit të thonë të vërtetën, por e di gjithashtu se për një gazetar shqiptar është shumë më e vështirë. Nëse shikoni rastin e Kosta Trebickës dhe vdekjes së tij në rrethana shumë të dyshimta në një aksident me makinë, i cili nuk është hetuar siç duhet, kuptoni se çfarë ndodh nëse përpiqesh të thuash të vërtetën dhe t’i bësh ballë këtyre njerëzve. Pra, mendoj se nevojitet pak diplomaci e vërtetë nga ana e qeverisë amerikane, për të folur jo vetëm për dëshirën e një qeverisjeje të hapur dhe të ndershme në Shqipëri, por për të bërë përgjegjës zyrtarët.

Nevojitet diçka më shumë nga vetë Edi Rama dhe njerëzit rreth tij. Shkoni pyesni pse nuk keni nxitur të hapet një hetim; çfarë ka ndryshuar; pse ajo që ndodhi në Gërdec nuk është më kuptimplotë; pse nuk kanë më rëndësi jetët e njerëzve; nuk ka më rëndësi Kosta Trebicka?

Po kush ishte i përfshirë?

Kryeministri i Shqipërisë dhe ministri i Mbrojtjes. Kemi miliona dollarë të zhdukur nga çmontimi i një grumbull municionesh të tepërta, kemi 26 civilë të vrarë; keni një njeri, Kosta Trebickën, i cili i tregoi të vërtetën pushtetit, që e çoi të vërtetën tek Neë York Times dhe më pas në Pentagon, e në fund tek Departamenti i Drejtësisë në Amerikë dhe asnjëri prej tyre nuk donte t’ia dinte për të vërtetën. Në fakt, kjo iu kthye për keq atij. Pra, ajo që dua të them është se struktura e korruptuar politike në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë amerikane në lejimin e atij korrupsioni, bënë që zyrtarët shqiptarë nuk mbajtën përgjegjësi dhe individë të caktuar dolën të fituar nga kjo skemë multimilionë dollarëshe.

A mund të më thoni diçka në lidhje me politikanët shqiptarë të përfshirë në Gërdec, që nuk i keni përfshirë në libër, pasi nuk kishin interes në Amerikë?

Nuk është se nuk kishin interes, por ato ishin shumë specifike për Shqipërinë për t’u botuar, besoj se më kuptoni. Gjithsesi, pjesa më e madhe e këtij informacioni lidhej me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Vajza e tij studionte në një shkollë në Teksas, ku taksa vjetore ishte 40.000 dollarë, ndërkohë e gjithë paga e ministrit ishte 20.000 dollarë në vit. Pra, më thoni se si ishte e mundur?

Ministri i Mbrojtjes Mediu vinte gjithmonë në Shtetet e Bashkuara për Mëngjesin e Lutjeve, një lloj ceremonie ku republikanët konservatorë dhe disa demokratë mblidheshin për t’u lutur për të ardhmen në botë dhe Mediu hiqej si i krishterë.

Kur u takua një herë me ambasadorin Ëithers, ambasadori duke menduar se Mediu ishte i krishterë, i kërkoi atij të thoshte një lutje.

Të gjithë zyrtarët shqiptarë filluan të qeshnin sepse, në thelb, ata luanin lojën me politikanët amerikanë duke bërë nga këto gjëra për t’i kënaqur ata, por në fakt ky ishte mysliman.

Kjo tingëllon si një shaka, por duhet të kuptoni se Shqipëria ka një situatë shumë të dobët ligjore. Unë nuk e di nëse e vërteta do të dalë, por Shqipëria, si anëtare e NATO-s, si një vend që po përpiqet të jetë pjesë e Evropës, ka nevojë të krijojë rrugën e vet dhe të mos jetë frikacake nën hijen e Amerikës.

Unë shpresoj që shqiptarët të përpiqen t’i detyrojnë njerëzit të mbajnë fjalën e tyre dhe të mbështesin viktimat e Gërdecit.

Mos e prisni nga jashtë ndihmën. As Hollivudit nuk i bëhet vonë shumë për historinë e vërtetë, sinqerisht as Neë York Times-it nuk i bëhet vonë. Njerëzit që e duan vërtetë Shqipërinë dhe gazetarët si unë e ti janë ata që duhet të ushtrojnë më shumë presion që e vërteta të dalë.

 

Next Post
Prostitucion në qendër masazhi! Arrestohen bashkëjetuesit, shfrytëzonin një 21-vjeçare

EMRAT/ Shfrytëzonin të paktën 20 vajza për prostitucion, dënohen tre shqiptarët në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Si zgjidhen këshilltarët bashkiakë? PS propozon proporcionalitet të dyfishtë me votë preferenciale

October 6, 2026
Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com