• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Gërdeci’/ Avokati: Do hapet dosja nr.2 për vrasjet masive! Kara: Berisha figura kryesore e masakrës…!

by Java News
07/02/2024 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv paraljmëroi se do të hapet dosja numër 2 për masakrën e Gërdecit. Për gazetarin Arbër Hitaj, Beqiri tha se në Gërdec është bërë një masakër e vërtetë, pasi janë vrarë 26 persona dhe 300 të tjerë kanë mbetur në tentativë.

Sa i takon ‘Fax për Shkëlzenin’, Beqiri tha se ishte dërguar në drejtim të Sali Berishës dhe se nuk është shkruar nga Aldo Bumçi, por nga zv.ministri i Drejtësisë Viktor Guma

‘Është për Shkëlzen Berishën dhe atij i ka shkuar. Drejtimi i FAX është tek Shkëlzen Berisha. Ajo ka thënë se Fax e kam drejtuar në drejtim të Berishës. Nuk e ka shkruar Bumçi po zv ministri drejtësisë Guma i cili mori shpërblim dhe u bë dhe deputet i Saliut.

Ta marrin atë shkrimin që është Shkëlzenin dhe ta çojnë dhe merr drejtim procesi. Sekretarja e ka thënë një herë dhe ta thotë dhe para gjykatës. Jo vetëm që po ecën por janë thembra e Akilit për Procesin që e kanë të hapur dosjen nr 2 për vrasjet masive, për motive të dobëta, 26 dhe 300 të mbetur në tentativë që është masakër këto prova asaj dosje i shërbejnë.. Në këtë aspekt unë shikoj se dëshmitarët që janë thirrur, duke filluar nga Luan Hoxha, por edhe dëshmitarë të tjerë do të thotë se procesi e ka marrë drejtimin.’- tha Beqiri.

Avokati Romeo Kara tha se figura qendrore e tragjedisë së Gërdecit është, Sali Berisha dhe jo Fatmir Mediu.

‘Thelbi është se kjo çështje duhet riparë me tjetër klasifikim se pse kemi vajtur në këto pasoja, këto pasoja kanë ardhur prej një korrupsioni të pastër që është bërë më një aferë të pastër, aq sa u quajt Hiroshima shqiptare. Kosta Trebicka kishte incizuar Diverolin që në këtë aferë ishte përfshirë Berisha. Të merret në pyetje dhe Luan Hoxha ish shefi i shtabit dhe Guy Lawson. Tre persona në Amerikë janë dënuar për këtë aferë. Është dënuar me 4 vite burg Efraim Diveroli. Ata bashkëpunuan edhe janë dënuar me arrest shtëpie. Këtu ish-qeveritarët tanë, akoma nuk janë prekur.  Mendoj se çështja duhet të riklasifikohet, për mua nuk është figura kryesore Mediu, por fillon dhe mbaron me Sali Berishën.’- tha Kara.

Ndërkohë aktivisti Genc Burimi tha se SPAK-u është i kapur prej pushtetit.

‘Ky pushtet për mua sot ka kapur SPAK-un. Nuk hetohet ministri i Brendshëm për tragjedinë e 21 janarit. SPAK-u nuk është i pavarur. Për mua është farsë. Kjo do të thotë se nuk ka pasur krim. Të dënohet ministri i Mbrojtjes për Gërdecin dhe t’i shpëtoj ministri i Brendshëm 21 janarit!’- tha Burimi./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In