• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gërdeci”/ Avokati: Berisha me Shkelzenin të merren të pandehur! S’ka më pandëshkueshmëri të njerëzve që kanë bërë krime në vend

by Java News
27/01/2023 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk ka më pandëshkueshmëri të njerëzve që kanë bërë krime në vend”. Kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri duke iu referuar Shkëlzen Berishës, i cili u paraqit për herë të parë dje para prokurorëve të SPAK për të dhënë përgjigje per rreth 1 ore e 30 minuta për lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri” Beqiri u shpreh se duhet të ishte marrë në pyetje që në vitin 2008 kur humbën jetën 26 persona.

“Pandëshkueshmëria e njerëzve që kanë bërë krime nga më të rëndat në vend ka rënë. Nuk ka kush i mbron më këta. Për rrjedhojë duhet të shkojnë e të japin llogari për të gjithë krimet që kanë bërë.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me krim shtetëror, me korrupsion të lartë shtetëror, i cili për të marrë miliona eurot të barutit e trafikut të armëve nuk kursyen as 26 shqiptarë që i vranë dhe 400 të tjerë i plagosën.

Ai duhej pyetur që kur ndodhi ngjarja në 2008 se biznesi ishte i familjes Berisha. Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, implikoi dhe bëri pjesë të organizatës kriminale dhe ministra të tjerë si Famitr Mediu”, tha Beqiri.

Avokati u shpreh se Sali Berisha me të birin dhe bashkëpunëtorët në kohën kur ishte në qeveri duhet të merren të pandehur.

“Duhet të merret i pandehur Sali Berisha për vrasjen e 26 personave. Dëmshpërblimet që i takojnë familjeve t’i paguajë familja e tij. Duhet të merret i pandehur Shkëlzen Berisha, Aldo Bumçi dhe e gjithë struktura tjetër që i ekzekutoi”, tha Beqiri.

Akuzave të opozitës se hapja e hetimeve për çështjen e Gërdecit dhe 21 janarit po përdoret politikisht, Beqiri iu përgjigj duke përmendur fabrikën e boronicave të ngritur nga Shkëlzen Berisha në Gërdec.

“Po si po përdoren politikisht? Kush i vrau ata 26 persona? A po paguan buxheti i shtetit shqiptar një dëm të pallogaritshëm për të gjithë familjet se ua mori jetën Sali dhe Shkëlzen Berisha.

Çfarë kusuri kemi të paguajmë neve për krimet që shkaktuan ata? Bëri sfidën më të paskrupullt Shkëlzen Berisha se me paratë e Gërdecit, po në Gërdec bën fabrikën e boronicës. 2 milionë euro me gjakun e atyre që u vranë”, tha Beqiri.

Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK pasi emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koicidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec. Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve./m.j

Next Post
“Ajo që dua të theksoj…”/ Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa para

"Ajo që dua të theksoj..."/ Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In