• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gërdecarë dhe ofiqarë, i janë sulur pushtetit

by Artur Ajazi
26/02/2019 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Së  fundi ka “djegur” mandatin e tij të deputetit, edhe Fatmir Mediu, njeriu që së fundi  nuk e di përse thonë është i “amerikanëve”, dhe duket sikur kanë harruar se ai është edhe i gërdecarëve.

I atyre, që afro 10 vite të shkuara ndezën flakë një fshat të vogël  fare pranë Tiranës nga shpërthimet e armëve dhe municionave, që demontoheshin jashtë çdo kushti sigurie, duke mbetur të vrarë jo pak, por 26 persona, dhe duke helmuar mijëra hektare tokë.

Edhe pse kanë kaluar kaq vite, edhe pse është thënë vazhdimisht se “do të gjykohen dhe dënohen përgjegjësit e asaj masakre” duket se gjithçka ka mbetur pa autor, duket sikur të vetmit  fajtorë ishin dhe do të mbeten për drejtësinë e munguar viktimat e pafajshme.

Asokohe asnjë strukturë ligjore, nuk u bë aleate me viktimat, nuk u bë aleate me familjarët e atyre që u vranë ditën me diell nga babëzia e ministrave dhe kupolës drejtuese të shtetit të asaj kohe.

Drejtësia në Shqipëri, ka shumë mëkate që ndoshta nuk ka për ti larë kurrë, edhe sikur 100 herë, të bëhet Vetting-u mbi ata që nxorrën të “pafajshëm” ish-ministrat e asaj kohe, (opozita e sotme) duke u fshehur dikush pas “raportit mjeksor” dhe dikush tjetër pas “proamerikanizmit” falc dhe aleancës me të keqen. Por  ja që ata, që dje tmerruan dhe vranë në Gërdec dhe në bulevard, sot janë më të qetë se kurrë, më të paprekshëm se kurrë, madje (o zot i madh) kërkojnë të marrin sërish pushtet, duke premtuar “qeveri pa krim, trafik, kontrabandë dhe korrupsion”.

Gërdecarët dhe ofiqarët e djeshëm, që e kanë fjetur mëndjen se “i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë” sot i janë turrur kësaj shumice qeverisëse e votuar me shumicë nga shqiptarët, dhe kërkojnë sërish pushtetin, kërkojnë sërish të rrjepin dhe grabisin pasuritë e këtij vendi, kërkojnë sërish të kthejnë shqiptarët në vitet e kaosit, anarshisë, rrumpallës, dhe antiligjit, kërkojnë  sërish gërdecë të rinj.

Gërdecarët dhe ofiqarët e djeshëm, ata që u votuan dhe që nuk u votuan nga pakica e shqiptarëve, por që u strukën mkrekullisht edhe në 2017 në listat e partisë “demokratikase” kërkojnë sërish të bëhen ministra, kërkojnë sërish të hapin hesapet e vjetra dhe të reja, për të mbushur thasët e firuar të milionave që fituan dikur me armët dhe municionet e shqiptarëve, apo me paratë e investimeve.

Gërdecarët dhe ofiqarët e djeshëm, ata që kurrë nuk kërkuan falje, dhe kurrë nuk u dënuan për viktimat e pafajshme të shpërthimeve të tmerrshme dhe milionat e fituara nga pushteti duke mbushurë kontot e tyre bankare, ata që kurrë nuk  dinë të largohen edhe pse nuk votohen nga shumica e shqiptarëve gjithmonë kur ka zgjedhje, ata që nuk njohin kurrë zgjedhjet e lira, ata që futën në “modë” në teori dhe praktikë vjedhjen dhe blerjen e votës, dhe që sot akuzojnë se “janë vjedhur dhe janë blerë votat”, kërkojnë sërish pushtetin.

Gërdecarë dhe ofiqarë, të mbledhur bashkë, të lidhur fort pas interesave personale dhe jo interesave të shqiptarëve, janë sot opozita e këtij vendi, janë sot qaramanët e përkëdhelur të një drejtësie të molepsur, e cila së fundi po ndjen se po vjen fundi i babëzisë. Gërdecarë dhe ofiqarë, mandatdjegur dhe mandatblerë, të mbledhur bashkë po luajnë me fatet e Shqipërisë, duke i kthyer shpinën  aleatëve tanë amerikanë dhe europianë, duke u shtirur si “viktima të sistemit” dhe duke provokuar dhe kërkuar me ngulm dështimin e vendit për hapjen e negociatave me BE. Mjetet e tyre “demokratike” kanë qenë dhe mbeten bojkoti, mohimi, provokimi , nxitja, urrejtja, dhuna , kaosi, por kurrë dialogu, bashkëpunimi, bashkimi, europianizimi. Gërdecarë ofiqarë dhe mëkatarë, të bërë bashkë, janë në kërkim të pazareve dhe ditës së qametit, duke u lutur për anarshinë dhe jo qetësinë, duke u lutur për përjashtimin dhe jo integrimin e shqiptarëve, pasi kjo ka qenë dhe mbetet sipas tyre “lufta opozitariste” e një kaste të përmbysur milionerësh të vetshpallur armiq të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor  në Shqipëri.

Next Post

Balla akuzon hapur: PS nuk i blen votat, kurse PD dhe LSI po vetasgjësohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In