Geralda, infermierja shtatzënë që shërben në spitalin Infektiv që në fillim të pandemisë

Infermierja Geralda Alsula është në pritje për t’u bërë nënë por çdo ditë u shërben pacientëve me COVID në spitalin Infektiv.

Që prej ditës së parë të pandemisë në vendin tonë Geralda shërben në repartin e vështirë të reanimacionit në këtë spital.

Foton e saj e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndërsa e ka vlerësuar për punën e vështirë.

Geralda nuk e ka ndalur për asnjë moment punën në reanimacionin e këtij spitali, shkruan ministrja.

“Prej ditës së parë të epidemisë në vend, Geralda Alsula shërben në repartin e vështirë të reanimacionit në Spitalin Infektiv. Me përkushtim e sakrificë, Geralda nuk e ka ndalur për asnjë moment punën, sot e gjithë ditën, teksa është në pritje për t’u bërë nënë”, shkruan ministrja.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com