• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

George Lucasit i refuzohet projekti për muze në Chicago

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas procesit gjyqësor që ka zgjatur me vite, është marrë vendim që të refuzohet plani për ndërtimin e muzeut të George Lucasit në Chicago.

Një vendim i tillë vjen pas padisë së ngritur nga grupi “Friends of the Parks” (Miqtë e parkut) të cilët kishin dalë kundër projektit për këtë muze narrativ të artit të regjisorit të “Star Wars”, transmeton “Koha Ditore”.

Tash ai do të zhvendoset në Kaliforni. Problem kryesor ka paraqitur hapësira e gjelbër publike afër liqenit Michigan, aty ku parashihej të ngrihej ky institucion muzeor.

“Kryetari i Chicagos ka shkaktuar pritje të rrejshme kur regjisorit Lucas dhe banorëve të Chicagos u ka premtuar ndërtimin e muzeut në një hapësirë që është e mbrojtur me ligj.

Qysh në fillim është dashur të gjendet një vend adekuat për muzeun e Lucasit e jo t’ua shpenzojë kohën kot të gjithëve”, ka thënë Juanita Irizarry, drejtoreshë ekzekutive e grupit “Friends of the Parks”, i cili merret me mbrojtjen e ambientit.

Lokacini i ri për këtë projekt do të mund të ishte Treasure Island në San Francisco, dikur një bazë ushtarake e Marinës Amerikane.

Në këtë ishull të izoluar vizitorët do të mund të shkonin në muze nëpërmjet trajektit ose me “taxi ujore” e nëse planet kontretizohen regjisori ka thënë se vetë ai do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit. (b.an)

Next Post

The Sunday Times: Bebe Rexha, tekstshkruesja e hiteve të Eminem dhe Rihannas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com