• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gënjyen për Sky Ecc, a mbajnë përgjegjësi penale policët? Ekspertët ndahen në debate pro dhe kundër

by E S
09/03/2025 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët ndahen në mendimin pro dhe kundër nëse një zyrtar policie duhet të mbajë ose jo përgjegjësi penale, pasi në formular ka deklaruar se nuk ka përdorur aplikacione Sky Ecc, ndërkohë që SPAK ka konfirmuar të kundërtën e thënieve të tyre. Eksperti Fatjon Softa thotë se deklarimi në formular ka qenë i rremë dhe në këtë mënyrë duhet që përpos veprës penale që i faktohet gjatë hetimeve, të hetohen edhe për kallëzim të rremë, shkruan A2 CNN.

“Kjo lloj autodeklarate është një deklarim i rremë, për aq kohë sa dëshmon dhe del, dhe ne momentalisht kemi dhe të arrestuar të dyshuar që janë përfshirë në zbërthimin e këtij aplikacioni dhe në komunikime me persona të padëshiruar. Sigurisht që kjo është vepër penale dhe si e tillë do të gjykohen dhe do të dynohen edhe për këtë gjë”, shprehet eksperti Fatjon Softa.

Eksperti Faik Basha, formularin e vetëdeklarimit e cilëson si një propagandë të ministrisë dhe se oficerët e policisë nuk mund të ndiqen penalisht për atë se çfarë kanë nënshkruar aty, pasi formulari nuk ishte i ligjshëm.

“Ne patëm një rezultat mbi 11 mijë me 0 që do të thotë që ajo ishte thjesht një propagandë. Vetë nënshkrimi i kësaj deklarate nuk është vepër penale sepse nuk është ligj por është thjesht një udhëzim dhe duke deklaruar që ke nënshkruar këtë mund të marrësh një masë disiplinore. Pra, mund të shkojmë deri në një masë disiplinore tek ajo më e rënda që mund të jetë përjashtimi nga radhët e policisë, por nuk mund të kemi të bëjmë me një vepër penale nëse ky aplikacion është përdorur, por nuk është përdorur për qëllime kriminale”, thotë eksperti Faik Basha.

Basha thotë se policia dhe ministria nuk kanë asnjë kapacitet të vërtetojnë të kundërtën e thënieve të oficerëve. Ndërsa Softa propozon që efektivët e policisë duhet të ndjekin të njëjtin model si prokurorët e Spak që celularët e tyre të jenë të kontrollueshëm.

“Nuk e di nëse duhet ta bazojmë në ligj apo jo, por unë mendoj se duhet të jetë i njëjti model që është edhe për prokurorët e Spak-ut që ata bëjnë një lejojnë që telefonat e tyre të mbahen nën mbikqyrje por edhe të rrethit të tyre familjar. Gjë e cila mund të ndodhë edhe me punonjësit e policisë. E para duhet të përdorin vetëm numrat që u janë dedikuar atyre, të ndalohet dhe të gjitha rastet e përdorimit të telefonave të tjerë të konsiderohen vepër penale ose largim i tyre nga strukturat policore”, shprehet Softa.

Një javë më parë me urdhër të SPAK u arrestuan tre efektivë, mes të cilëve edhe shefat e krimeve në Lushnjë e Himarë, si dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi nga zbërthimi i aplikacioneve Sky Ecc akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale për trafikun e drogës.

Next Post
Katër shenjat e zodiakut që mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In