• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gënjeshtrat me frikësimin e serbëve në Kosovë, që i “beson” vetëm Albin Kurti dhe Vuçiçi

by Mero Baze
05/01/2023 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja gënjeshtër e madhe e serbëve në Kosovë është se ata ndjehen të frikësuar nga “regjimi” i shqiptarëve. Kjo është një gënjeshtër  e cila nuk ka as bazë, dhe as mundësi faktike dhe mbi të gjitha as ndonjë politikë frikësimi reale.

Kur Beogradi thotë se serbët në Kosovë janë të frikësuar, kanë parasysh spekulimet që bëjnë me goditje grupesh kriminale ndonjë prej tyre dhe nga pakica serbe, apo shpeshherë gënjeshtra lidhur me pengesat në veprimtarinë fetare të klerit ortodoks në Kosovë.

Por sot i vetmi njeri që u del zot gënjeshtrave të Beogradit për frikësim të serbëve në Kosovë është fatkeqësisht kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Duke komentuar vendosjen e barrikadave në Veri të Kosovës, Kurti tha sot se “nga frika i vunë nga frika i hoqën”. Nuk di sa gjatë e ka menduar këtë batutën e dytë se disa ditë më parë tha “vet i vunë, vet i hoqën”, por kjo nuk i pëlqeu shumë pasi tregonte serbët i vënë e heqin kur të duan barrikadat.
Kjo e sotmja natyrisht që është shumë e rënd dhe është fiks ajo që do të dëgjoj Beogradi nga Kosova.

Një kryeministër që flet se serbët e Kosovë s e kanë frikë dhe se kanë ngritur barikada të mbrohen prej tij e më pas i kanë hequr nga frika e tij. Them se kjo ky qëndrim është vetëm një muzikë e ëmbël për veshët e Beogradit mes të tjerash se është dhe i pavërtet.

Barrikadat as u ngritën për tu mbrojtur nga Albin Kurti, as u hoqën nga frika e Albin Kurtit. Barrikadat ishin një demonstrim i pafuqisë së Albin Kurtit, në veri të Kosovës dhe nga ana tjetër shembull i qart i komandimit të politikës së serbëve të Kosovës nga Beogradi. E vërteta është se barikadat u vendosën nga Beogradi dhe u hoqën nga SHBA, kurse Albin Kurti ia heq përgjegjësinë Beogradit ashtu siç i heq meritat SHBA dhe i merr të dyja përsipër vet, dmth që i vunë dhe hoqën nga frika e tij. Dhe gjithë justifikimi i Beogradit ka qenë se serbët në Kosovë janë të frikësuar ndaj duhet të mbrohen. Fiks siç e tha Albin Kurti.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo deklaratë, një tjetër dhuratë e shtrenjtë për Beogradin ishte ndalimi i Partiarkut serb Porfirije të shkonte në Kosovë më 25 Dhjetor. Ndalimi i një autoriteti të lart fetar të Kishës Ortodokse Serbe për të vizatuar Kishat në Kosovë, është dhurata më e shtrenjte që mund ti bësh propagandës serbe për frikësim dhe pengim të të drejtave fetare të serbëve në Kosovë, çka nuk është e vërtetë.

Albin Kurti është i vetmi kryeministër që i ka serbët zot në shtëpi të vet dhe do të kapardiset sikur i frikëson  . Ai është i  vetmi kryeministër ku serbët janë të lirë të gëzojnë liritë fetare dhe ky u ndalon Patriarkun ti vizitojë .
Edhe një aktor Hollivudi të dërgonte Serbia në Kosovë tia bënte regjinë  asaj çfarë i duhej të shikonte dhe dëgjonte bota nga serbët e Kosovës, nuk do t’ia bënte më mirë se Albin Kurti. Vetëm ky arrin ta thotë me gojë të vet një gënjeshtër vetëm se u duhet serbve, kur thotë se “nga frika i vunë barrikadat nga frika i hoqën”.

Kaq i mjafton Vuçiqit të thotë që serbët në Kosovë janë të frikësuar. Vetëm ky mund të ndal Patriarkun e Kishës Ortodokse të hyj në Kosovë dhe pastaj të bëj sikur i jep leje për të respektuar një vasal serb që ka në kabinet, e jo se i takon të mos pengohet si autoritet fetar. Pra do tue dëshmojë se liria fetare është në dorë të tij.
Serbia nuk do më shume se kaq nga askush tjetër në Ksovë për të qenë e besueshme në gënjeshtrat e saj.
As politikanët serb të Kosovës nuk kanë mundur ti sigurojnë dot Beogradit fakte kaq të besueshme që qeveria e Kosovës frikëson serbët dhe u ndalon besimin fetar.

Në të vërtet qeveria e Kosovës as i frikëson, as iu ndalon gjë, përkundrazi është e frikësuar prej tyre, por ja që ka goditur një kryeministër që vetëm se do të bëj batuta patriotike, është gati të gënjej që se Serbia të ndjehet viktimë në Kosovë dhe ky të ndjehet si Mehmet Pushtuesi.

Next Post
FOTO+VIDEO/ Thellohet përçarja në PD, Këlliçi e Alimehmeti nuk i japin dorën njëri-tjetrit, shmangin takimin në 32-vjetorin e RD

FOTO+VIDEO/ Thellohet përçarja në PD, Këlliçi e Alimehmeti nuk i japin dorën njëri-tjetrit, shmangin takimin në 32-vjetorin e RD

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Një rrëfenjë komike :
    Duke luftuar në luftë në një llogore, mitralieri qëllonte pa pushim dhe afër kishte ndihmësin, që në një moment, filloi të bërtasë e ulërasë sa i mbante gurmazi duke e pyetur mitralierin se çfarë ERË ka gjaku.
    Mbasi ja përseriti disa herë këtë kërkesë mitralierit që po luftonte, ky i fundit i terbuar nga pyetja idiote që i bënte ndihmesi, i përgjigjet gjithë nerv që gjaku vjen era MUT. Ndihmësi, kur degjoi këtë përgjigje që gjaku vjen era MUT, i thotë mitralierit, atehere unë qenkam plagosur.
    Kështu edhe kjo puna e Albin Kurtit.
    Edhe i dhjerë, edhe i plagosur.
    Hajde gjeje, ku fillon e ku mbaron karakteri i këtijë njeriu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

July 1, 2026
Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

July 1, 2026
SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In