• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gënjeshtrat e PD rreth heqjes së koalicioneve dhe halli real i saj

by Mero Baze
28/07/2020 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka pasur dy propozime kompromisi për Partinë Demokratike sot në Këshillin Politik. I pari ishte i Rudina Hajdarit, e cila kërkoi që PD të mbështesë ndryshimet kushtetuese dhe ajo të kushtëzojë PS për hapjen 100 për 100 të listave dhe negocimin në Kodin Elektoral të një forme koalicioni të pranueshëm.

Edhe pse PD ka disa ditë që thotë se hapja e listave është fallco, nuk e pranoi.

Oferta e dytë ishte nga Damian Gjiknuri. Ai tha se PS mbështet çdo propozim për reformën e koalicionit paralektoral të PD, që e ka një vend i OSBE nga Rusia në Kanada. As këtë nuk e pranuan.

Refuzimi i dy kompromiseve, tregon se PD nuk është gati të mbështesë ndryshimet kushtetuese, por mendon se ka gjetur një kauzë që t’i kundërshtojë ato, duke ngritur mitin e prishjes së koalicioneve parazgjedhore.

Pse kjo është një gënjeshtër?

Së pari, sepse koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen, përkundrazi kthehen në formën e vetme që ekzistojnë në të gjitha vendet e OSBE.

Në rastin konkret, propozimi është që, shumë parti janë të lira të bashkohen në një koalicion parazgjedhor, për të mbështetur një listë të përbashkët, të hapur, kandidatësh. Kështu e ka Letonia, Danimarka, Greqia dhe gjithë vendet që përdorin koalicione paraelektorale. Kështu e ka Kosova, meqë e ka merak PD.

Problemi që ka PD me këtë koalicion është se kështu ajo nuk vjedh dot votat e partive të vogla aleate. Me sistemin e vitit 2009, që është një shpikje shqiptare, partitë e vogla në koalicion, që nuk fitonin, ja kalonin votat partisë më të madhe, PD dhe LSI.

Në këtë sistem, PD dhe LSI marrin vetëm votat e veta. Partitë që nuk marrin vota, i marrin me vete votat e humbura. Ky në fakt nuk është koalicion paralektoral, por sistem llogaritje i gënjeshtërt, ku palët bien dakord që votat tona, po nuk i fituam ne ja dhurojmë njëri tjetri. Kjo deformon vullnetin e votuesit.

Pra halli i PD është se si nuk vjedh dot aleatët e vet, dhe jo se po i merr dikush vota. Këtë problem nuk ja zgjidh dot më sistemi.

Së dyti koalicionet parazgjedhore për sistemin propocional rajonal, me listë të hapur, siç po e bëjmë ne,  duhet të mos ngatërrohet qëllimisht me koalicionet parazgjedhore të sistemeve të përziera mazhoritare/propocionale, siç e kemi pasur deri në vitin 2005.

Kur debatonin sot në Këshill Politik, Oerd Bylykbashi kërkoi të hapen proceverbalet e vitit 2003 kur është diskutuar Reforma Zgjedhore dhe ku është kërkuar të merret si bazë sistemi italian.

Modeli italian i vitit 2003, është sistem mazhoritar, i korrektuar me propocional kombëtar siç e kemi pasur ne në vitin 1992.

Pra është një sistem i përzier. Në sistemin e përzier, ku disa kandidatë dalin nga gara direkt, e disa nga lista, kur bën koalicion parazgjedhor, një kandidat merr mbështetjen e disa siglave partie. Votat llogariten thjeshtë. Kandidati merr votat e gjithë partive në garën mazhoritare, kurse siglat e partive marrin votat e tyre në garën propocionale, sipas asaj që ka votuar zgjedhësi.

Skema nuk ka lidhje me sajesën e vitit 2009 ku ne hymë në sistem propocional rajonal me lista të mbyllura dhe sajuam skemën e koalicioneve paraelektrale me lista të përbëra, ku zgjedhësi voton siglën e një partie brenda koalicionit, por votat e saj qëndrojnë në një thes, që po nuk mjaftuan për atë parti, të mos hidhen në plehra, por ti marrë partia më e madhe.

Ky nuk është sistem zgjedhor, është sistem llogaritje. Ky është një sistem, që mbledh vota në plehra për partinë më të madhe.

Ndaj koha për të debatuar me PD rreth kësaj historie është kohë e humbur. Ata janë të qartë se çfarë humbasin nga kthimi në normalitet i sistemit zgjedhor. Ata humbasin votat e partive të vogla që shkojnë dëm. Dhe akoma më shumë, vajtojnë faktin, se krerët e partive të vogla do ti kërkojnë pjesë në listën e përbashkët.

Ky është vërtet hall, por është hall dhe për PS-në, jo vetëm për PD-në. Le ta menaxhojnë me qetësi dhe dashuri futjen e LSI në listat e tyre dhe bien rehat.

Shqipëria ka nevojë për një sistem të drejtë zgjedhor, ku një votë e qytetarit, të vlejë njësoj dhe të ketë të njëjtën peshë mbi rezultatin e zgjedhjeve. Sistemi i vitit 2009 dhe 2013 e ka deformuar votën. Më 2017 Lulzim Basha, pranoi t’i heqë fare koalicionet parazgjedhore dhe vota ishte më e drejtë. Por meqë ai humbi, mendon se duhet të rikthejë sistemin që deformon votën, si më 2009 dhe 2013.

Koalicionet paraelektorale duhet të rikthehen, por jo sistemet që deformojnë votën. Sepse ne sot pamë të shkojnë me pranga në duar disa komisionerë fshatrash të PD, PS e LSI, që kanë vjedhur 10 apo 20 vota, dhe s’mund të lejojmë që Basha të imponojë një sistem që deformon mijëra vota.

Next Post
U infektua me COVID-19, reagon për herë të parë deputeti Enver Roshi

U infektua me COVID-19, reagon për herë të parë deputeti Enver Roshi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

January 24, 2026
Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

January 24, 2026
Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In