Gënjeshtrat e kryetarit formal të Opozitës për PAK-un

Nga Albert Nikolla/

Sot, kryetari formal i Opozitës pati një takim me disa përfaqësues të shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara. Pa asnjë ndjesi përgjegjësie institucionale, se turpi jo e jo, doli e i gënjeu përfaqësuesit e PAK (Persona me Aftësi të Kufizuara) se ai i dinte prej kohësh problemet e tyre: Prej kohësh kemi qenë në dialog me njëri-tjetrin. Jam në dijeni të problemeve tuaja, jemi në dijeni të problemeve tuaja, sikundër dhe për disa probleme që janë të mbartura edhe më përpara – u tha. Në fakt është stërmundim i madh të kuptosh se kur gënjen e kur thotë të vërtetën Basha, pasi as ai vete nuk besoj se tashmë e dallon të vërtetën nga gënjeshtra pasi i ndërkëmben aq shpesh saqë e ka të pamundur të mbajë rradhën e gënjeshtrave. Le t’i marrim argumentat një nga një. Pikë së sëpari çështja e pagesave të indeksimit. Nga 2013 e në vazhdim indeksimi është kryer çdo vit në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit, sipas indeksit te shpallur nga INSTAT. Gjatë qeverisjes së Beut tënd, Z. Basha, nuk është bërë indeksimi për pagesat shtesë që u takonin PAK në bazë të ligjit. Tani shtrohet pyetja: e dije apo nuk e dije një gjë të tillë? Nëse e dije, dhe duke qenë se nuk e keni bërë indeksimin, do të thotë se talleni me personat PAK. Nëse nuk e dinit, do të thotë se po gënjeni tani kur thoni se jeni në dijeni të problemeve të personave PAK. Mosindeksimi që prej vitit 2005 është një barrë e mbartur nga papërgjegjshmëria e qeverisë së mëparshme, për të cilën në vitin 2013 sapo erdhëm në pushtet, ekzekutuam vendimet gjyqësore të atyre që kishin përfituar të drejtën me vendim gjykate të formës së prerë, duke mbajtur kështu një premtim që dhamë përpara se të vinim në pushtet. Mungesa e pagesave të indeksimit për personat PAK, çdo vit ka qenë rreth 500 milionë lekë të vjetra të cilat qeveria juaj ia la barrë qeverisë socialiste. Aq e rëndë është kjo që keni bërë me indeksimin saqë Z. Sokol Murataj, Kryetar i Shoqatës të Personave me dëmtime të shtyllës kurrizore të Shqipërisë, jua tha në sy se duhet t’ju vijë turp: “Po kështu, sa i përket problemeve që prekëm siç janë ato të transportit publik, taksës së banesës, të indeksimit që është një turp i madh, është një turp i madh në raport me ju”! (http://www.panorama.com.al/situata-per-ju-nje-makth-i-vertete-basha-takim-me-perfaqesues-te-shoqatave-te-personave-me-aftesi-te-kufizuara-shoqeria-eshte-zhytur-ne-depresionin-konomik/).

Së dyti, Z. Basha ju folët për çështjen e abuzimit në dëm të personave PAK dhe thatë: “Duhet të bëjmë korrigjimin e shumë masave duke përfshirë dhe masat ligjore që kanë favorizuar e rrjeteve abuzitiviste në dëm të personave me aftësi të kufizuar dhe t’jua kthejmë këto të drejta në përputhje me konventën vet personave me aftësi të kufizuar”. Po, ky është një problem serioz, por nga të dhënat reale që po ju paraqes më poshtë dëshmohet se ka qenë qeverisja juaj që ka krijuar problemin e abuzimit me dosje të rreme dhe është qeverisja jonë po i jep zgjidhje hap pas hapi. Për ta bërë panoramën më të qartë po paraqes të dhënat për ju e sidomos për opinionin publik që të shohë qartë se kush gënjen e kush impenjohet seriozisht me përgjegjësi të thellë institucionale për personat PAK. Mënyra se si qeverisja juaj bënte vlerësimin e dosjeve të PAK bazohej vetëm në kriteret mjekësore dhe ky fakt linte shumë hapësirë për abuzime, ndërkohë që qeverisja socialiste filloi menjëherë nga puna që në vitin 2014 për një vlerësim që bazohet në kritere bio-psiko-sociale të cilat vlerësojnë funksionet që preken dhe pengojnë kryerjen e veprimtarive normale të jetës. Ndërkohë që që ju e kishit organizuar procedurën me 39 komisione KMCAP (me mjekë) që vlerësonin invalidët e punës dhe PAK, ne e riorganizuam me Komisione multidisiplinare me figura profesionale në përbërje (mjekë dhe punonjës social) aktualisht 6 të ngritura në Tiranë, 6 planifikuar për Elbasanin dhe 3 planifikuar për Durrësin. Deri në vitin 2024 do të shtrihet në të gjithë vendin. Nga Task Forca që u ngrit në ministrinë tonë në vitin 2014 u evidentuan 2,338 raste abuzimi, nga ku 19.8% e tyre u rekomanduan për rikomisionim. Revolucionarizimi që ka bërë qeverisja jonë për vlerësimin dhe shmangien e abuzimeve në krahasim me qeverisjen tuaj, skematikisht mund të paraqitet si më poshtë:

Problematikat që shfaqnin komisionet e skemës së vlerësimit bazuar në kriteret mjekësore: Komisionet ishin në varësi të ISSH dhe sa herë që mblidheshin komisiononin fillimisht invalidët dhe PAK duhet të prisnin; PAK qëndronin me orë të tëra në rradhë të gjata për tu komisionuar; Janë konstatuar raste flagrante të konfliktit të interesit, kur janë të njejtët mjekë drejtues dhe vleresues ne KMCAP; Mbingarkesë pune, ku në një ditë mund të komisionoheshin 150-200 persona, gjë që prek cilësinë e vlerësimit; Mungesë personeli, veçanërisht të mjekëve të specializuar në rrethe të tjera; Mjedise të papërshtatëshme pune e pritjeje; Skema e vlerësimi nuk orienton / nderlidh me sistemet per ecurine e procesit mbeshtetes / rehabilitues / integrues per perfituesit.

Komisionimi sipas skemës së vlerësimit Bio-Psiko-Social (Qarku Tiranë)

Komisionet janë struktura pranë Drejtorive Rajonale të SHSSH (staf i punësuar dhe dedikuar vetëm për komisionimin e PAK);Komisionimet realizohen në datën e caktuar nga komisioni dhe në orarin e caktuar (shmang grumbullimet dhe orët e pritjes);Shmanget konflikti i interesit.Komisionohen 7 persona në ditë dhe intervistës i dedikohet koha e nevojshme (pra kemi vlerësim real të gjendjes);Mjediset e komisioneve janë të aksesueshme dhe të përshtatshmë për të gjitha llojet e AK;Vlerësimi bio-psiko-social vlerëson nevojat për mbështetje të cdo PAK dhe ndërvepron me skema të tjera (skemat e arsimit, formimit profesional, punësimit, shërbimeve sociale dhe shëndetësore)për të garantuar integrimin e PAK në jetën shoqërore. Skemë e dixhitalizuar (Regjistri Elektronik PAK) i cili mundëson:Krijimin e një baze të dhënash individuale për përfituesit e AK;Rrit transparencen dhe efikasitetin e procesit te vleresimit dhe përfitimit;Ndërvepron me sistemet e tjera elektronike.Përfshin arkivën elektronike të PAK (historikun) të komisionuar sipas skemës së vjetër në të gjithë vendin.
Ristrukturimi i përfitimeve dhe administrimit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar sipas modelit bio-psiko-socia, do të ulë abuzivitetin në skemë dhe koston financiare me 27% deri në vitin 2024. Këto fonde të kursyera mund të përdoren për ofrimin e shërbimeve sociale për PAK. Përsa u përket problematikave të tjera që u ngriten nga përfaqësuesit e shoqatave të PAK gjatë takimit me ju, duhet thënë se personat me aftësi të kufizuar janë të organizuar në shumë shoqata dhe ata që ishin të pranishëm aty nuk përfaqësojnë të gjithë personat PAK. Ndaj, është e udhës të mos krijoni ndasi politike edhe midis personave në nevojë. Ftoj me këtë rast të gjitha shoqatat e PAK që të përgatiten të aplikojnë pranë fondit social shtetëror në mënyrë që të kenë akses për ndihmë ndaj PAK. Sa i takon rimbursimit të ilaçeve për Covid-19, të gjithë personat PAK, ashtu si çdo person tjetër, do të marrin rimbursimin sipas vendimit të fundit të Qeverisë. Pra nuk duhet vijuar me gënjeshtra se PAK janë trajtuar më keq se të tjerët gjatë pandemisë. Pandemia na preku të gjithëve. Përkundër, qeveria dëshmoi një përkujdesje të veçantë për PAK pasi u lehtësua dalja e fëmijëve me aftësi te kufizuara; u dhanë leje të posaçme nga policia për kujdestarët e PAK që nuk banonin në të njëjten ndërtesë më personin e sëmurë. U ndërprenë kempet pa ndërprerë pagesën për PAK në mënyrë që të mos rrezikoheshin nga infektimi me Covid-19. Shërbimi Social Shtetëror organizoi një aktivitet të qëndrueshëm masiv përgjatë gjithë pandemisë për t’ju përgjigjur kërkesave të PAK për blerje ushqimore, pagesa të ndryshme apo nevoja spitalore.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com