• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gënjeshtrat amerikane të Fatmir Mediut

by Mero Baze
21/06/2025 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjysmë ore pasi shpërtheu fabrika e sajuar e demontimit të municioneve në Gërdec, pas të cilës qëndronte djali i Sali Berishës, Fatmir Mediu ishte në telefon me të. Tabulatet telefonike tregojnë se menjëherë pas shpërthimit, Shkëlzen Berisha ka folur gjatë me dy persona: me Mihal Delijorgjin, “CEO”-n e biznesit të tij, dhe me Fatmir Mediun, bekuesin politik të atij biznesi.

Pas kësaj, për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, deklarata e parë publike e Fatmir Mediut lidhej me… amerikanët. Duke bërë sikur nuk e kishte të qartë se çfarë kishte ndodhur dhe ku kishte ndodhur, foli për një kompani amerikane që po merrej me problemin e demontimit të fishekëve, në kuadër të një programi bashkëpunimi me SHBA-në. “Bla bla bla” pa fund, vetëm për t’u treguar shqiptarëve se nuk duhej të merreshin me këtë çështje, sepse ishin amerikanët në mes.

Në fakt, në atë histori kishte dy palë “amerikanë”. Një palë që i kishte thirrur Shkëlzeni dhe kishte vendosur përfaqësuesin Rahmanin – ishin aty vetëm për letra. Dhe pala tjetër, kompania e kontraktuar nga Pentagoni për të blerë fishekë për ushtarët në Afganistan, e cila me miratimin e Mediut dhe Berishës, i ndërroi arkat e municionit kinez me arka kartoni që të mos kuptohej se po thyenin ligjin amerikan.

Gjëmën e bëri biznesi i parë, ai i demontimit, ku ata që quheshin “amerikanë”, ishin fals.

Por Fatmir Mediut nuk iu drodh syri të thoshte se janë “amerikanë”. Zëri, për hir të së vërtetës, nuk i dridhet kurrë.

Që nga ai moment e deri më sot, 17 vjet rresht, i pagjykuar dhe i padënuar, ai përmend nga mëngjesi në darkë “amerikanët”, sikur e kanë bekuar të vrasë njerëz, të vjedhë dhe të mos dënohet.

E ka bërë këtë edhe këtë javë.

Fillimisht, përmendi se kishte dorëzuar një deklaratë të gjashtë kongresmenëve amerikanë që i kërkonin gjykatës të mos e prekte Mediun, sepse kishte qenë aleat i tyre. Nuk i ka bërë publike as emrat e as deklaratën, por do të ishte interesante të shihej si gjashtë kongresmenë përdoren për një çështje kriminale kundër drejtësisë së një vendi për të cilin SHBA ka investuar që të ribëhet nga e para.

Natyrisht, nëse Mediu nuk gënjen, emrat do të dalin dhe ata do të ballafaqohen me të vërtetën – ndoshta edhe do të skuqen që i ka mashtruar një shqiptar që u ka dalë përpara në korridoret e Uashingtonit.

Gënjeshtra e dytë ishte ajo e fotos dhe takimit me z. Aaron Reitz, ish-asistent prokuror i Përgjithshëm i SHBA. Mediu e citoi sikur ky i fundit kishte dhënë një opinion në mbështetje të tij për të mos u dënuar nga drejtësia shqiptare. Si zakonisht, shoqëruar me foto.

E kuptoj që mund të jetë çështje lobimi nga miqtë e tij biznesmenë në Teksas. Por në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, z. Reitz nuk figuron më si asistent prokuror i përgjithshëm. Kjo ndoshta ngaqë po kandidon për ndonjë post tjetër. Por Mediu e ka ditur shumë mirë që në momentin kur ka dalë fotografia, ai nuk ishte më në detyrë. Dhe prapë ka gënjyer publikun shqiptar, me shpresën se kështu do të impresionohej gjykata dhe do ta shpëtonte nga akuza.

Tani nuk dihet ende me siguri nëse vërtet ka dorëzuar si provë në gjykatë nën betim deklaratën e gjashtë kongresmenëve, siç pretendon. Nuk dihet nëse z. Reitz ka qenë i vetëdijshëm që do të përdorej fotoja e tij në këtë mënyrë, apo kush është realisht kjo SHBA e “shqetësuar” për fatin e Fatmir Mediut.

Vetë SHBA ka dënuar para disa vitesh partnerët amerikanë të Shkëlzen Berishës në Gërdec, si Efraim Diverolin, dhe të tjerë. Vetëm në Shqipëri, partnerët e tyre nuk janë gjykuar dhe dënuar.

Këto gënjeshtra të Mediut me kongresmenë që i takon në klube, me ish-zyrtarë të drejtësisë amerikane, me foto me LaCivitën, janë një shantazh qesharak ndaj drejtësisë shqiptare – që nuk dihet sa do të funksionojë.

Por një gjë është e sigurtë: SHBA nuk funksionon me këtë stilin e Mediut. Nuk mjafton një foto në kafene për të shpëtuar dikë që kërkohet për drejtësi në një vend tjetër. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ish-ministra, për zyrtarë publikë, për vrasje, për tragjedi.

Keqpërdorimi ekstrem që po i bën kësaj historie në prag të përfundimit të gjyqit të tij është një turp publik për SHBA-në në Shqipëri. Madje, më i rëndë edhe se ai i Berishës, që pagoi 6 milionë dollarë që t’i hiqnin statusin “Non grata”.

Ky kërkon që, me disa foto dhe ndonjë para të paguar nga miqtë e tij biznesmenë në SHBA, të shpëtojë nga drejtësia për një masakër që vrau 26 vetë dhe hodhi në erë një fshat të tërë, vetëm sepse ndihmonte biznesin e të birit të kryeministrit të asaj kohe.

Do të ishte një lehtësim për shumë njerëz me probleme me drejtësinë në Shqipëri nëse do funksiononte rruga e Fatmir Mediut. Por problemi është që SHBA ka investuar miliona për reformën në drejtësi, për të ndërtuar një sistem të ri. Dhe do të ishte qesharake, të mendohej se me disa para të paguara në klube në SHBA, ky investim do të hidhej poshtë.

Next Post
Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Fushë-Krujë, infektohet tufa prej 100 delesh

Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Fushë-Krujë, infektohet tufa prej 100 delesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In