Genc Ruli përplaset me Bashën, braktis mbledhjen e PD-së
Analiza e bërë nga Partia Demokratike për rezultatet e zgjedhjeve të 21 qershorit, ka ngjallur debate sot në mbledhjen e grupit parlamentar.
Mësohet se disa deputetë kanë kërkuar penalitete për kryetarët e degëve humbëse. Njeri prej deputetëve që është bërë pjesë e kësaj kërkese dhe si rrjedhojë, pjesë e debatit të hapur në mbledhje, ka qenë Genc Ruli i cili është nervozuar duke braktisur mbledhjen.
Mësohet se shkak për këtë ka qenë qëndrimi i butë i kreut të demokratëve Lulzim Basha ndaj kësaj çëshjte, i cili, ka kërkuar më parë një analizë të hollësishme në çdo degë.
“Ne mbështesim dhe frymëzojmë reagimin e qytetarëve kundër së keqes. “Qytetarët në këmbë” është zgjidhja më e mirë, për të mos thënë e vetmja, kundër një qeverie të kalbur me tipare oligarkike. Për ne si opozitë “stabiliteti” i ngritur mbi pazaret dhe allishverishet e krerëve të shumicës për të penguar drejtësinë dhe për të vijuar avazin e shpërdorimit të pushtetit, vjedhjeve dhe abuzimeve me pasuritë publike, është stabiliteti i së keqes. “Stabiliteti” i bazuar në ndarjen e zonave të korrupsionit nga Rama dhe Meta është një turp dhe një provokacion i rëndë i tyre kundër qytetarëve”, është shprehur Basha .
Gjithashtu, debate për këtë çështje ka pasur dhe mes nënkryetarit demokrat Edi Paloka dhe deputetes Majlinda Bregu. Diskutimi mes tyre lidhet me vetë atmosferën që është krijuar në mbledhjen e sotme dhe fakti nëse debati është në favor ose jo të demokratëve.