Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të vetës, krahas së cilës shkruante se ishte treguar shumë i kujdesshëm ndaj virusit, por nuk kishte mundur t’i shpëtonte infektimit.
Por, gjendje e tij mesa duket është përkeqësuar, pasi i është dashur që të shtrohet në spital.
Lajmin e ka ndarë me të gjithë partnerja e tij, Eni Koçi, e cila publikoi në Instastory një video, në të cilën shfaqej dora e Gencit me serum.
“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë këtë”, shkroi këngëtarja krahas videos në Insta Story.
Nga ana tjetër, Eni zbuloi se e kishte kaluar Covid-19 rreth tre muaj më parë, pa shqetësime serioze.
g.kosovari