• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Genc Pollo i uron Edi Ramës mandatin e tretë

by Ilir Yzeiri
22/08/2020 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Unë e kuptoj makthin e madh që i ka përfshirë të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës nga që janë të bindur se nuk e mundin dot me zgjedhje, unë e kuptoj krizën e thellë në të cilën është zhytur opozita e vjetër shqiptare që u shfaqet shqiptarëve me emrat më të stërkonsumuar në gjithë këta vjet.

Më është krijuar bindja se aleatët më të mëdhenj të Edi Ramës janë Petrit Vasili, Lefter Maliqi, Sali B erisha, Ilir Meta e gjithë media që merret ditë e natë me Edi Ramën duke ndërtuar një ligjërim të neveritshëm për veshët e shqiptarëve normalë dhe duke artikuluar të qena e të paqena, duke vjellë përditë e përnatë jo vrer por dhallë nga ajo që Sazan Guri thotë ta fusim në pasuritë kulturore të UNIESKO-s.

Me këtë ligjërim banal, qesharak, me këta përfaqësues opozitarë pa asnjë vizion, të lodhur e të vjetër, me politikanë të PD-së që imitojnë Liulëzim Bashën dhe i ngrejnë në qiell bëmat e tij, Edi Rama nuk ka nevojë për aleatë, ata janë të gjithë në kampin e kundërt dhe vetëm t’i lësh të flasin, t’u mundësosh të dalin jo një po dy e tre herë nëpër tv dhe shqiptarët jo vetëm që do të mbyllin veshët, por do t’i dëgjojnë vetëm në ato raste kur « Portokallia » apo « Al Pazar » nuk do të jenë në transmetim.

Pra, të gjitha këto unë i mirëkuptoj, por nuk mund ta marrë vesh Genc Pollon, njeriun që në 30 vjet karrierë politike jo vetëm që nuk krijoi një profil të respektuar, por e zvogëloi figurën e tij dhe erdhi e u bë gjithnjë e më shumë si një nëpunës pa personalitet nga ata që në kohën e Partisë së Punës punonin në sektorin e Statutit.

Nuk e kam harruar Tritan Shehun që të folurit  e di si një akt që mjafton të derdhësh nga goja një grumbuj zanoresh e bashkëtingëlloresh dhe pas kësaj ajo mund të quhet prononcim, denoncim dhe thyerje hundësh e Edi Ramës. Edhe Tritanin e mirëkuptoj, por e kam të vështirë të kuptoj Genc Pollon që çohet e thotë se Edi Rama nuk i ka kredencialet që të jetë ndërmjetësues në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.  Ky prononcim i Genc Pollos sot në një tv privat ku nuk la gjë pa thënë për Edi Ramën, është deklarata më pavlerë, më antishqiptare dhe më e pështira që mund të bëjë një politikan. Pse ?

Edi Rama nuk është zgjedhur në postin e kryesuesit të OSBE-së si person privat, është zgjedhur si kryeministër i Shqipërisë dhe në krye të atij dikasteri ai është një krenari për cilindo shqiptar të majtë apo të djathtë. Shqiptarët e mbajnë me rrogë Genc Pollon, këtë parazit politik, si shumë të tjerë në këta 30 vjet, veç të tjerash, që të lartësojnë edhe dinjitetin e Shqipërisë.

Nuk e paguajnë këtë parazit dhe mjaft të tjerë që humbjet e tyre, degradimin e tyre mendor e politik ta paraqesin si dramë të Shqipërisë. Nga kjo klasë politike e vjetër, e degraduar, nga politikanë si Genc Pollo që u nda nga Sali Berisha kur u ftillua nga të huajt se çfarë përfaqësonte ai politikan dhe u kthye në prehrin e tij kur bëri për vete devizën se në Shqipëri politika është të bësh para, ne nuk presim që të çojnë përpara punët në këtë vend, por nuk mund të durojmë që këta parazitë politikë të bëjnë tregti edhe me emrin e Shqipërisë.

Edi Rama ka të gjithë defektet e politikanit të tranzicionit shqiptar, por, siç e kam thënë në të gjitha shkrimet e mia, ai është padyshim politikani më dinjitoz i këtij tranzicioni të stërzgjatur dhe me të mund mbyllet ky cikël. Në politikën e jashtme ai ka qenë më rezultativi nga të gjithë.

Ndërsa në krye të OSBE-së ai përfaqëson me dinjitet Shqipërinë dhe jo PS-në. Vetëm kaq duhet të mendojnë parazitët politikë si Genc Pollo që të dinë si të shprehen kur i pyesin për rolin e Edi Ramës në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Në politikën moderne ekziston fair play dhe Genc Pollo, por dhe opozita në tërësi do të fitonte pikë dhe do të paraqitej si një organizëm dinjitoz politik nëse do të kishte bërë një deklaratë që ta mbështeste rolin e Shqipërisë në këtë mision.

Kështu, ne, të gjithë, do të shihnim se politikanët tanë, të paktën vetëm njëherë, mendojnë për Shqipërinë për dinjitetin e saj më parë se për parazitizmin e tyre. Një sjellje e këtillë është karaktersitikë për kombet e mëdha dhe shtetet seriozë. Mirëpo, ne, duke pjellë në çdo cikël politikanë si Genc Pollo, po tregojmë se jemi komb i vogël dhe shtet jo serioz. Ndaj kam thënë që në fillim se me prononcimin e sotëm Genc Pollo nuk fyu Edi Ramën, përkundrazi e bëri atë që të fitojë pikë, me fjalë të tjera, i uroi mandatin e tretë.

Next Post
Totalitarizmi i induktuar i LBPD për listat e hapura: 0% ose 100%!

Lulzim Basha flet si kryeministër: Me ardhjen e qeverisë sime do të vijnë ditë më të mira

Comments 1

  1. PRoShi says:
    6 years ago

    Edhe në kombet e mëdha ka fëlliqësire të tipit Genca (Pollo, Ruli) etj tritanra, dhe maliqarra, për të mos thënë dhe Mzinj. , por nuk pranohen nga mediat si zëdhënës partie dhe turpi i botës
    Vetë Kryetarët e partive i bëjnë të pavlerë këta vjellandjellës. Por ne jmi të vetmit që kemi një parti të tillë që i mbledh dhe i mban gjallë kata pilivesa e krimba kanalesh.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In