• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Genc Pollo i bën tetë pyetje për Sandër Lleshin

by Java News
28/10/2018 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas bërjes publike të emrit të Aleksandër Lleshit, i cili pritet të zëvendësojë ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn, deputeti i PD, Genc Pollo, ka bërë publike 8 pyetje që ia drejton zotit Lleshi.

Në një postim në Facebook, Genc Pollo shkruan se nuk ka asnjë paragjykim për Lleshin, Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë që nga viti 2013, por do të donte t’i bënte disa pyetje. lidhur me këshillat që ai i ka dhënë Edi Ramës për disa raste specifike.

Postimi i plotë i Pollos:

 

Tetë pyetje për zotin Sandër Lleshi

 

Nuk kam paragjykim për zotin Sandër Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë që nga viti 2013 dhe tashmë i propozuar për postin e Ministrit të Brendshëm nga Edi Rama.

Por do të thoja se në këtë moment publiku ka të drejtë të dijë dhe zoti Lleshi, mundësisht para votëbesimit e betimit të tij, ka për detyrë të informojë për sa vijon:

Cilat janë këshillat që z. Lleshi i dha Kryeministrit:

1- kur u mor vesh se avionë të vegjël transportonin drogë nga Shqipëria në Itali duke përdorur aeroporte ushtarake si Gjadri apo edhe aerodrome e pista rrethanore;

2- kur u bë e qartë se mohimi nga Ministria e Mbrojtjes i përdorimit të aeroporteve nga avionët e drogës rezultoi i pavërtetë;

3-Kur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bazo në maj 2014 pretendoi publikisht se është i pamundur trasporti i drogës me avion “meqë hapsirën ajrore të Shqipërisë e monitoron NATO” çka ishte tërësisht e gënjeshtërt pasi NATO nuk ka objekt aviacionin civil e aq më pak aeroplanët privatë;

4- kur debatohej në publik se mbjellja masive e drogës vendin tonë në vitin 2016 përbënte rrezik për sigurinë publike e kombëtare;

5-Kur raportet e Europolit, Departamentit të Shtetit të ShBA, Zyrës për Drogën e Krimin të OKB (UNODC) dhanë alarmin pas vitit 2016 për kanabizimin e vendit e pasojat e rrezikshme të tij;

6-Kur rezultoi se bandat e narkotrafikantëve kontrollonin radarët e bregdetit dhe i fiknin ata sa herë u nevojitej atyre për fshehur transportet e drogës.

7-Kur një ministër i qeverisë Rama sugjeroi ndërhyrjen antidrogë të Ushtrisë pasi Policia konsiderohej e kanabizuar;

8- kur u hartua e miratua ligji mbi Forcat e Armatosura, i cili u rrëzua në vitin 2014 nga Gjykata Kushtetuese pasi transferonte të gjithë pushtetet e organeve kushtetuese tek kryeministri duke e bërë atë “edhe komandant edhe komisar” siç u shprehën ekspertët.

Next Post
Dy zarfe me helm vdekjeprurës alarmojnë Pentagonin

Ushtria/“Pentagoni po përcjell qindra trupa në kufi me Meksikën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çupi: Protesta në Tiranë ishte “marrëzi”, u kthye sërish në foltore të Berishës

Çupi: Protesta në Tiranë ishte “marrëzi”, u kthye sërish në foltore të Berishës

July 6, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Tashmë është protesta e Saliut”, Balla ironizon protestën me flamingo

July 6, 2026
Oficeri izraelit i policisë filmohet duke hedhur granatë në një makinë në Bregun Perëndimor

Oficeri izraelit i policisë filmohet duke hedhur granatë në një makinë në Bregun Perëndimor

July 6, 2026
Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

July 6, 2026
A është anarkia e popullit që propozon protesta, më e mirë se Shqipëria e sotme?

A është anarkia e popullit që propozon protesta, më e mirë se Shqipëria e sotme?

July 6, 2026
Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

July 6, 2026
Ligji “Antimafia” ndez debate në Komisionin e Ligjeve, dyshime se pasuritë e sekuestruara u kthehen personave të goditur

Ligji “Antimafia” ndez debate në Komisionin e Ligjeve, dyshime se pasuritë e sekuestruara u kthehen personave të goditur

July 6, 2026
Degradimi i sotëm i përfaqësimit partiak dhe kurimi i domosdoshëm i parlamentarizmit

Degradimi i sotëm i përfaqësimit partiak dhe kurimi i domosdoshëm i parlamentarizmit

July 6, 2026
Protesta degjeneroi në akte dhune, Meçe: Financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” jashtë Shqipërisë

Protesta degjeneroi në akte dhune, Meçe: Financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” jashtë Shqipërisë

July 6, 2026
“SHBA vrau babain tonë”, mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

“SHBA vrau babain tonë”, mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In