Gazpromi i mbyll Letonisë rubinetin e gazit, arsyeja: “Shkelje të kushteve për tërheqjen”

Pasi reduktoi të mërkurën sërish dërgesat e gazit përmes Nord Stream 1 kompania ruse e energjisë Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz për Letoninë.

Këtë veprim kompania e justifikoi me një postim në shërbimin Telegram me “shkelje të kushteve për tërheqjen e gazit”, por pa dhënë detaje. Sipas informacioneve të mëparshme qeveria letoneze kishte deklaruar se donte të bëhej e pavarur nga gazi rus deri në vitin 2023.

Pas pushtimit rus të Ukrainës Gazpromi e ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për disa vende të BE-së, ndër to edhe për Poloninë dhe Bullgarinë. Edhe pse kontratat ekzistuese ishin kryesisht në euro ose dollarë, si shkak u dha se këto vende nuk ishin të gatshme të paguanin në rubla, siç ka kërkuar shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, në përgjigje të sanksioneve perëndimore. Kohët e fundit Gazpromi ka kufizuar gjithashtu në shkallë të madhe edhe dërgesat e gazit për në Gjermani.

Gazprom: Problemet me turbinat vazhdojnë
Kompania shtetërore ruse u ankua se kishte ende probleme me një turbinë me gaz që ishte kthyer pas riparimeve në Kanadaja. Pa konsultim dhe në kundërshtim me kontratën me Gazprom, kjo turbinë u çua në Gjermani dhe jo drejtpërdrejt në Rusi, shpjegoi nënkryetari i kompanisë shtetërore, Vitaly Markelov. Dhe Rusia mund ta pranojë turbinën vetëm nëse ka garanci nga BE dhe Britania e Madhe se sanksionet perëndimore nuk do të zbatohen.

Po ashtu Gazpromi i ka raportuar partnerit kontraktual Siemens Energy për probleme me tri turbina të tjera, të cilat duhet të riparohen në terren nga ekspertët e tyre. “Ne presim me padurim ardhjen e specialistëve të tyre në stacionin e kompresorit”, tha Markelow. Në stacionin e kompresorit të gazit, i cili është i rëndësishëm për gazsjellësin Nord Stream 1, aktualisht është në përdorim vetëm një nga gjashtë turbinat.

Kurse Siemens Energy tha se aktualisht nuk kishte qasje në turbina dhe se kompania nuk kishte marrë asnjë raport për dëme. Pas një ndërprerjeje të planifikuar për mirëmbajtje, Gazprom i reduktoi të mërkurën sërish dërgesat e gazit përmes Nord Stream 1 në 20 për qind të kapacitetit maksimal. Si arsye u dhanë rregulloret e sigurisë. Qeveria gjermane e akuzon Rusinë se po luan një lojë force në këtë çështje./DW/

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com