• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazment Bardhi si dishepull i histerizmit politik në Shqipëri!

by Poli Hoxha
18/01/2024 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Sjellja psiko-politike e Gazment Bardhit e cila kulmoi me sulmin verbal ndaj dy zonjave deputete demokrate, Flutura Açkës dhe Merita Bakiut, mund të përmblidhet pa frikë në termin: “Politikë e histerizmit”.

Ky term është pranuar në shkencat politike, pasi u bë fenomen masiv komunikimi dhe veprimi nga Partia Naziste e Adolf Hitlerit. Nazistët për të mbuluar qëllimet e vërteta, identifikonin një armik në përgjithësi, (Komunizmi fillimisht dhe më pas Hebrenjtë). Pastaj mbi këtë synim, (fshehja e qëllimit të vërtetë), shpalosnin një sjellje histerike e cila bazohej te nervozizmi permanent, përhapja e frikës për këdo që nuk mendonte si ata, kërcënimi dhe dhuna e paprecedentë verbale që kulmonte te fizikja.

E gjitha kjo, e kombinuar me komplekset, frustimet dhe traumat personale të cilat karakterizonin udhëheqësit kryesorë dhe veçanërisht Adolf Hitlerin.

Kjo sa për llojin e sjelljes politike, sepse të krahasosh Bardhin me Hitlerin është njësoj si fabula e miut me Elefantin të cilët rastisën që të kalonin së bashku në të njëjtën rrugë dhe miushi i thoshte gjigantit, (Dikur Bashës sot Berishës): Shiko o Elefant si dridhet toka nën këmbët tona!

Histerizmi politik i Gazment Bardhit, faktikisht ka qenë edhe mbetet edhe thelbi i tij si politikanë.

Një mënyrë për të fshehur qëllimet pragmatiste personale për të bërë karrierë dhe njëkohësisht, si çlirim dhe maskim i botës së tij të brendshme “sekrete”, që duket se është e karakterizuar nga presione të forta dhe të kundërta emocionale, komplekse dhe frustime të lashta që i janë shtresëzuar shumë kohë më përpara se ti hynte politikës.

Që kur u katapultua nga Lulzim Basha në majën e piramidës së PD, ai shpërthente korridoreve të SHQUP për të mos lejuar prurje të reja ti afroheshin kryetarit. Shtynte me bërryl Fatmir Mediun e të tjerë, për të mbajtur me dhunë vendin në krah të djathtë të Bashës, kur demonstronte opozita në bulevard, apo në shfaqje të tjera publike.

Hsterizmi i tij psiko-politik krijoi situata artificiale lufte me “armiqtë” politikë në zgjedhjet e vitit 2021 në Elbasan, me pasoja të rënda për demokratët në këtë qark dhe mbi të gjitha, me bilancin e një të vrari nga pala e “armiqve”, si dhe një fatkeqësi personale për një përkrahës model të PD, i cili rrezikon që të plaket në burg.

Gazment Bardhi nëpërmjet këtij histerizmi, u shndërrua në antiberishistin më të egër pas largimit të tij prej Bashës nga PD si nongrata. Gjuha, akuzat e tij radikale e mbanin në lojë si “faktor kryesorë” në konfigurimin e ri brenda PD.

Ai u shfaq i egër në ngjarjet e paprecedenta kur u sulmua në mënyrë barbare nga Foltorja, selia e PD. Sa më shumë që zyrtarët e lartë amerikanë deklaronin te shkallët e selisë se PD e Bashës ishte e ardhmja e pushtetit, se PD e shkëputur nga lëvizja e Rithemelimit e kanë të vetmin aleatë strategjikë, aq më histerik bëhej Gazment Bardhi kundër Berishës dhe grupit të tij, duke e konfiguruar kështu veten si nr.2 absolut në PD.

Pasi Lulzim Basha u largua nga drejtimi i partisë në mars të vitit 2022 për ti hapur rrugë bashkimit të bazës, Bardhi kishte shansin që të tregonte se sa i vlente lëkura si politikanë race europian dhe jo histerik.

Nuk bëri asnjë lëvizje si nr.2 i partisë, (Kishte mbetur për fat të tij nr.1), për të riorganizuar partinë dhe për të mbajtur gjallë kauzën e reformimit antikorrupsion dhe properëndimorë, që u vendos në Kuvendin e dhjetorit 2021.

Ajo që bëri ishte pritja për të parë nga do anonte peshorja e forcës dhe “shumicës”, duke e ruajtur statukonë e “liderit” me ndonjë shpërthim histerik në parlament, si në rastin kur u përplas me Flamur Nokën me “barqe të hapura”.

Përpara dhe pas zgjedhjeve të 14 majit, përveç ndonjë shpërthimi histerik kundër kryesisë së partisë së tij kur tentoi që ta dorëzonte PD-në në pjatë te Rithemelimi, Bardhi, u duk sikur “u qetësua”.

Veshi ca kohë lëkurën e “bashkimit”, duke synuar që të kaluarën e tij proamerikane që e kishte krijuar nëpërmjet histerizmit antiberishist, ta vinte këtë herë në shërbim të Sali Berishës me synimin që ai të amnistohej prej SHBA.

Por rikthimi i fortë i Bashës dhe vitalizimi në kohë rekord i PD i mbështetur në mbijetesën-mrekulli me mbi 100 mijë votat e 14 majit, e ktheu Bardhin te thelbi i tij ekzistencial.

Histerizmi i tij psiko- politik si mënyrë jetese dhe si armë politike dhe mjet pragmatist personal, “papritur” ktheu faqe. Nga histerizëm antiberishist u kthye po me të njëjtën egërsi në histerizëm antibashist dhe rrugës, edhe në valë dhune verbale kundër deputetëve dhe gjithë PD-së.

Histerizmi i Bardhit si mjet politik, duket se është përqafuar edhe nga disa deputetë që e ndjekin, veçse ata edhe vetë e pranojnë se nuk e kanë natyral si shefi i tyre i përkohshëm.

Ky falsifitet vjen pasi ata po e përdorin atë vetëm për qëllim pragmatist politik, për tu rifutur në parlamentin e 2025, (Disa edhe për qëllime ekonomike), por edhe si reflektim i përpëlitjes për të dalë nga rruga pa krye ku i futi Bardhi.

Ndryshe nga ata pak ndjekës që po i qëndrojnë ende në krah, Bardhi është origjinal dhe i vërtetë, pasi përveçse e përdorë nervozizmin dhe histerizmin si mjet ekstrem për të mbuluar qëllimet dhe mangësitë e tij si politikan me karrierë normale, duket se i përputhet edhe me problematikën e botës së brendshme dhe asaj jashtë politikës dhe publikes.

Kjo është arsyeja pse ai shfaqet më ekscentrik edhe se bubulluesi Sali Berisha dhe madje duke tejkaluar, edhe vetë Flamur Nokën apo histerizmin artificial të Jozefina Topallit kur drejtonte Kuvendin.

Duke qenë se histerizmin në përgjithësi dhe atë në politikë në veçanti, ndryshe nga çdo politikanë shqiptarë në këto 32 vite, Bardhi e ka të qenësishëm dhe fatalisht të pashmangshëm, ai aktualisht nuk ka rrugë tjetër veçse ta kalojë atë deri në ekstrem, siç bëri me deputetet demokrate Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.

Mund të shkojë edhe më tej pasi nuk është më politikani që e kontrollon këtë lloj histerizmi, por është histerizmi që kontrollon politikanin.

Histerizmi politik i këtij niveli ka si ushqim krijimin e “armiqve”, pavarësisht nëse ata janë të tillë realisht apo jo. Vini re se si i shton, i krijon, i fshin apo i rikthen armiqtë Gazment Bardhi me lehtësinë më të madhe.                            Aktualisht ka armik të madh Lulzim Bashën, PD-në, deputetët e saj që po i prishin planet, por edhe gjykatat, presidentin dhe madje nën zë ka shpallur armiq edhe SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Drejt rrugës së krijimit të armiqve është edhe brenda “bashkimit” që ka bërë me Rithemelimin e Berishës, sepse aty aktualisht po sheh qartë mbylljen e të rrugëtimit të tij politik. Këtyre të fundit, (Berishistëve) histerizmi i Bardhit kundër PD-së dhe Bashës ju duhej vetëm për tu sjellë legjimitetin, (Vulën) e PD.

Kur dështoi e falën përkohësisht, sepse ju duhej për të futur Berishën në vendimmarrjen dhe negociatat politike nëpërmjet grupit parlamentarë që pretendon se drejton dhe mbi të gjitha, te tryeza e lartë e Reformës Zgjedhore nëpërmjet caktimit të zëvendësit të Berishës, (Oerd Bylykbashit), si bashkëkryetarë në vend të Enkelejd Alibeajt.

Pra që dy polet politike të vetme dhe të rëndësishme në Shqipëri, të ishin Rama i cili e ka stimuluar fortë këtë lojë dhe Berisha.

Meqenëse edhe kjo dështoi dhe ndërkombëtarët i treguan vendin atij, Berishës dhe Ramës, Bardhi, ka shtuar dozat e histerizmit dhe nuk dihet se deri ku do të shkojë nga dëshpërimi, pafuqia dhe frika nga ajo që mund ti vijë nga berishistët, të cilët po konstatojnë me të drejtë se histerizmi i tij, më shumë ju ka prishur punë në kauzën e tyre, se sa i ka ndihmuar.

Pra histerizmi është në prag shpërthimi edhe brenda “bashkimit” dhe kjo është kuptuar që tani nga mbledhjet e fundit të të ashtuquajturit grup parlamentarë; Bardhi-Berisha-Noka.

Nëse nuk do gjejë dot rrugëdalje nga kjo vorbull ku e ka futur veten, ky stad i histerizmit politik nuk e ka problem që të shpall armiq edhe SHBA, BE dhe OSBE, nëse ata ja vënë përfundimisht kufirin te thana dhe i japin mesazhin që të mos bëjë as si i zgjuar dhe as si i fortë, kur faktikisht përfaqëson vetëm veten dhe të vetmen fuqi politike, ka histerizmin e tij.

Për histerizmin politik, nuk ka rëndësi nëse armiku i sotëm është ish- aleati dhe ish- miku yt politik. As nëse aleati yt i sotëm është ish- armiku yt i madh deri pak muaj më përpara.

Madje në rastin Bardhi kjo shkon edhe përtej rrafshit politik, duke kaluar prekur edhe atë njerëzorë. Ky përçudnim ndodh sepse përveçse problemeve që ke si formim politik, po aq të mëdha i ke edhe frustrimet, traumat dhe anormalitetin edhe në rrafshin personal dhe karakterial.

Brendia e kësaj lloj politike, pra e vërteta e Gazment Bardhit në këtë rast, nuk mund të mësohet dot kurrë pasi shfaqja e saj si histerizëm ndodh pikërisht për ta fshehur sa më shumë të vertetën tënde.

Deri në një farë rruge, histerizmi politik mund të arrijë disa suksese. Bardhi nuk ka arritur pak si politikanë, por duke qenë se i pëlqen jonormaliteti, është hipokrit dhe i lidhur vetëm me impulse dhe interesa ngushtësisht personale, vjen një ditë që ai jo vetëm pëlcet si një flluskë, por edhe të kthehet në bumerang, duke të bërë edhe më shumë histerik dhe nervoz.

Ndaj kjo rrugë është gjithmonë një “vetëvrasje”, pasi nuk shkatërron vetëm karrierën tënde politike por edhe figurën njerëzore dhe madje, dëmton rëndë edhe shëndetin tënd mendorë dhe fiziologjik.

Kjo është ana tragjike e histerizmit politik, por fundin më të dhimbshëm ai e ka në dimesionin komik që merr. Edhe te një përbindësh si Adolf Hitleri i cili hipnotizoi një komb të tërë, histerizmi i tij i papërmbajtur psiko-politik, te filmi “Diktatori” i Çarli Çaplin përfundoi në parodi.

Imagjinoni sa skeçe do të prodhojë, (Tashmë ka plot), histerizmi i Gazment Bardhi duke gërthitur kot më kot dhe ngritur karrige me këmbë përpjetë në Kuvend. Pas neverisë dhe revoltës mbarëpublike që shkaktoj me shfaqjen në Kuvend ndaj Flutura Açkës, tani rrezikon që të mos ketë më si ndjekës të histerizmit të tij as Dash Sulën dhe Saimir Koreshin.

Sepse Flamur Noka është thjesht në rolin që i ka caktuar Berisha deri në momentin, (është pikërisht tani), që histerizmi “tragjik” i Bardhit të jetë jo vetëm i padobishëm, por edhe qesharak dhe që ju prish punë siç edhe po ndodh.

Ky është momenti kur Gazment Bardhi tashmë krejtësisht i vetëm pasi i ka ezauruar të gjithë armiqtë, do ketë mundësinë që të merret sërish me armiqtë rithemelimsa dhe ta kuptojë deri në ashtin e tij se ka histerizëm, por ka edhe berishizëm!

Next Post
Komisionet Hetimore/ Basha reagon ndaj ligjit : Makinacionet e Ramës për t’i pamundësuar opozitës transparencën tregojnë frikën e tij

Komisionet Hetimore/ Basha reagon ndaj ligjit : Makinacionet e Ramës për t’i pamundësuar opozitës transparencën tregojnë frikën e tij

Comments 1

  1. Baku Troplini says:
    2 years ago

    Vetëm histerizmi i një homoseksuali femër, justifikon veprimet e Gazmenda Bardhit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Non grata”-t në Ballkan nuk janë thjesht një ndërhyrje në rajon, ato mbrojnë interesat ekonomike dhe strategjike amerikane

“Non grata”-t në Ballkan nuk janë thjesht një ndërhyrje në rajon, ato mbrojnë interesat ekonomike dhe strategjike amerikane

December 10, 2025
Sekuestro preventive llogarisë bankare të 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi

Përdhunoi vajzën me probleme të shëndetit mendor dhe e la shtatzëne, Prokuroria dërgon për gjykim autorin

December 10, 2025
Avokati i Popullit, lista me kandidatët miratohet në Komisionin e Ligjeve, kalon në seancë për votim

Gara për Avokatin e Popullit, kandidati: Marrëveshje e fshehtë mes PS dhe PD për të nxjerrë Endrit Shabanin

December 10, 2025
“Bëjmë koalicion me…”, flet Fatbardh Kadilli: Ja çfarë është “IDE”! Jam në diskutime me deputetë të Berishës dhe Bashës

“Lëvizja e Salianjit? S’ka aksion politik, por është personale. Të tregojë me kë e ka luftën!”-Kadilli: PD është bërë kënetë

December 10, 2025
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kur ndodhi dallga më e madhe e emigracionit në 35 vjetët e fundit?

December 10, 2025
Gjykata Speciale liron me kusht ish-kryetarin e Malishevës

Gjykata Speciale liron me kusht ish-kryetarin e Malishevës

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Salianji duhet të luftojë për vendin e Berishës jo të Nokës”/ Dash Sula: PD s’mund të drejtohet nga persona në ndjekje penale!

December 10, 2025
Goditja e grupit kriminal ku u arrestua djali i ish-deputetit të PS, SPAK: 10 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen…

Goditja e grupit kriminal ku u arrestua djali i ish-deputetit të PS, SPAK: 10 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen…

December 10, 2025
“Do ta paguash me gjak”, gazetari izraelit flet për kërcënimet me vdekje

“Do ta paguash me gjak”, gazetari izraelit flet për kërcënimet me vdekje

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In