• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazment Bardhi kërkon ndëshkimin e vjedhësve të zgjedhjeve

by Java News
23/06/2019 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së e ndali sërish vëmendjen tek përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

“Dosja e Dibrës “184” dhe dosja e Durrësit “339” tregojnë se për vjedhjen e zgjedhjeve në skemën kriminale janë përfshirë nga Edi Rama vetë, tek PS, policia dhe kriminelët. Bild shpalosi radiografinë e një pushteti të shkrirë me krimin për të vjedhur zgjedhjet”,-tha ai.

Sipas tij, përgjimet treguan se një mekanizëm i tillë për blerjen e votave në Dibër e pastaj në Durrës është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ai tha se personat përgjegjës që kanë kryer krim zgjedhor nuk duhet t’ja hedhin pa u ndëshkuar.

“Nuk ka zgjidhje të situatës pa çuar përpara hekurave ata që vjedhin votat. Krimet zgjedhore s’duhet të kalojnë pa ndëshkim”,- vijoi demokrati.

FJALA E PLOTE
Përgjimet e BILD faktuan se Edi Rama nuk di të fitojë zgjedhje, por vetëm t’i manipulojë ato, duke përdorur krimin dhe cdo mjet tjetër të paligjshëm për pushtetin e tij.

Përgjimet e reja, të publikuara nga gazeta gjermane Bild, që plotësuan skemën e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, zbuluan para opinionit publik se manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, është mënyra e vetme që Edi Rama të mbajë pushtetin.

Përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyrat e vjedhjes së zgjedhjeve janë masive dhe të shtrira gjatë gjithë kohës që Edi Rama ka organizuar zgjedhje. Dosja 184 e Dibrës e vitit 2016 dhe dosja 339 e Durrësit e vitit 2017-të e provojnë këtë përtej çdo dyshimi.

Përgjimet tregojnë se për vjedhjen e zgjedhjeve dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht, në skemën kriminale të Edi Ramës janë përfshirë nga ai vetë tek qeveria, Partia Socialiste, institucionet shtetërore, pushteti lokal, policia dhe kriminelët.

Bild shpalosi para shqiptarëve radiografinë e një pushteti të shkrirë me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

Çdo dëshmi e publikuar nga BILD-i për masakrat elektorale të organizuara nga Edi Ramës, shfaq bashkëpunimin e qeverisë me vrasës, me trafikantë droge, me grabitës.

Aty faktohet skema e një krimineli gjakftohtë si Edi Rama, që, për hir të pushtetit të tij, përdor çdo makinacion për të blerë vota me para në dorë, për të kërcënuar qytetarë që të votojnë për PS-në, për të penguar dhunshëm votimin e kundërshtarëve politikë, për të ndëshkuar çdokënd që nuk u bindet urdhrave të paligjshëm për të nxjerrë Edi Ramën fitues në të gjithë Shqipërinë.

Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre atë që përflitej në çdo zgjedhje të organizuar prej Edi Ramës, se e gjithë administrata përdoret si ushtri elektorale, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo mjet të paligjshëm. Edi Rama ka urdhëruar përdorimin e nëpunësve civilë në çdo nivel, të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore, të mësuesve, të policëve dhe të çdokujt që i shërbente realizimit të objektivit të vet kriminal.

Krimet zgjedhore të Edi Ramës nuk mund dhe nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe kriminelëve që kanë vjedhur zgjedhjet, është rruga e vetme për të garantuar se në Shqipëri nuk do të ketë më masakra elektorale me bashkëpunimin e qeverisë me krimin.

Vetëm duke çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut secilin prej politikanëve të përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve me krimin, në blerjen e votave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit, shqiptarët nuk do të drejtohen më nga qeveri dhe Kryeministër që i vjedh e i varfëron.

Zgjedhjet e lira e të ndershme, nuk janë vetëm themeli i bashkëjetesës demokratike. Ato janë kushti numër një që një qeveri dhe një kryeministër të mos punojë për pasurimin e vet dhe të një grushti kriminelësh e oligarkësh, por të punojë për zhvillimin e vendit, për interesin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Next Post
Shmangia e tatimeve ndër vite i rrezikon karrierën, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Zaganjorit

Shmangia e tatimeve ndër vite i rrezikon karrierën, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Zaganjorit

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    O Gaz Ziu.Ato jane vetem incizime pa figure.Ta imitoj une Ollgen tek Zonja nga qyteti,we te cufitesh,por ajo e ndjera nuk jeton.Si do thuash: Mi vodhi teto Ollga votat? Zeri perben prove as indicie,pasi ka imitues si te Babalja.Ilir Sllobodani u kap me ze dhe figure dhe nuk qene prova.Lyrl Basha ia vodhi liwe votat Edit dhe s,i hyri gjemb ne kembe.Prokuroria kishte vrasjen e 4 qytetareve kur gangsteri Basha qe ministervdhe nuk dha as doreheqjen,me e pakta qe mund te bente dhe ti dorezohej drejtesise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In