• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gazjellësi IAP, katër ministrat ballkanas firmosin në Budva

by
06/06/2015 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat e Punëve të Jashtme dhe ata të Energjisë së Republikës së Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë firmosën sot në Budva një deklaratë të përbashkët në mbështetje të gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP). Deklarata mbështet fuqimisht zbatimin sa më të shpejtë të planeve për ndërtimin e gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP).

Përfaqësuesit e katër shteteve, bien dakord për ngritjen e një Njësie Operacionale Permanente e cila do të koordinojë vepriemt e ardhshme. Kjo njësi caktohet që të prodhojë një draft-plan me veprimet e përbashkëta me synim implementimin e këtij projekti.

Gjatë tryezës së zhvilluar, ministrat e katër vendeve nënvizuan se mbështesin fuqimisht politikat energjitike të Bashkimit Evropian për diversifikimin e burimeve, drejtimet dhe furnizuesit me gaz të Evropës.

Ata nënvizuan se tashmë kanë mbështetur plotësisht, sëbashku me partnerë të tjerë, ndërtimin e gazsjellësit TAP i cili sjell gazin nga Azerbaxhani drejt Evropës jugore dhe përreth.

Ministrat, marrin në konsideratë faktin se edhe projekti IAP është gjithashtu pjesë e Korridorit Jugor të Gazit. Ata shprehen për rëndësinë e burimeve të qëndrueshme e të diversifikuara të gazit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës jugore e qendrorë.

Në deklaratë nënvizohet se projekti IAP mund të kualifikohet si një prioritet në listën e prioriteteve të Bashkimit Evropian, ndërsa tashmë ai është një projekt prioritar për Komunitetin e Energjisë.

Shqipëria në këtë takim u përfaqësua nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Republika e Kroacisë përfaqësohej nga zv.Kryeministrja e parë dhe njëkohësisht Ministre e Puneve të Jashtme Zonja Vesna Pusic dhe Ministri i Ekonomisë Ivan Vrdoljak. Bosnje Hercegovina përfaqësohej nga Ministri i Punëve të Jashtme Igor Crnadak dhe zv.ministri i Ekonomisë ndërsa Mali i Zi kishte si pjesëtar të diskutimeve zv.Kryeministrin dhe njëkohësisht Ministrin e Jashtëm Igor Luksic dhe Ministrin e Ekonomisë Vladimir Kavaric.
Palët u dakordësuan që takimi i ardhshëm mes ministrave të Puneve të Jashtme dhe të Energjisë të mbahet në kryeqytetin shqiptar.

Next Post

Një histori pasioni në skenën e TKOB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In