• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazi Paja: I respektoj gazetarët, por ata nuk duhet të fyejnë

by Java News
18/02/2017 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, aktori Gaz Paja sqaroi incidentin që i ndodhi me një gazetare të kulturës pak para premierës së pjesës me titull “Çfarë pa kryeshërbëtorja”.

I pyetur nga moderatorja Jonida Shehu për detaje dhe variantin e tij në lidhje me këtë ngjarje ku në shenjë solidariteti gazetarët e kulturës reaguan fort për kolegen e tyre, Gazi tha se këto gazetaruce nuk po e bëjnë siç duhet punën e tyre, ndaj ndodhin keqkuptimet.

Sipas tij, drejtoria që merret me median u kishte shpërndarë paraprakisht redaksive të lajmeve informacion në lidhje me pjesën që aktualisht po shfaqet në Teatrin Eksperimetal “Kujtim Spahivogli” në kryeqytet.

“Kam edhe email-et që u janë dërguar”, tha Gazi në “Pasdite në Top Channel”. Ai shtoi “pyetja ishte për subjektin e veprës, dhe unë kërkova që meqë subjekti është shumë i shtrirë, shumë miqësisht i thashë gazetares se çfarë i kishte bërë përshtypje në materialin përmbledhës që kishte lexuar që ta shpërndanim subjektin, sepse ishim 9 aktorë aty. Dhe vajza, por një tjetër tha mos m’u përgjigj mua me pyete. Ndërsa unë ja ktheva që në këto kushte, të pyes dikush tjetër, pasi ndihem i ofenduar, kur t’i mendon se unë nuk e di subjektin e një vepre me të cilën kam punuar 2 muaj rresht nga 9 orë në ditë. U ndjeva i fyer pasi gazetarja nuk kishte marrë mundimin të lexonte. Nuk po i përfshij të gjithë, pasi aty kishte gazetare të nderuara. Pjesa më e madhe e gazetaruceve ne e dimë shumë mirë se si i kanë marrë vendet e punës, por kjo u përket organeve kompetente”, tha aktori.

Gaz Paja madje arriti deri aty sa tha se duhet bërë një pastrim total nga gazetarucët që vetëm se kanë miqësi me shefat e tyre kanë atë vend që kanë.

“Është për të ardhur keq, pasi arti në botë është edukim, por kjo tek ne nuk mund të bëhet me ca portale palaco dhe me ca gazetaruce pise që dizinformojnë publikun”, tha aktori.

“Unë kërkova që ajo vajza të mos bënte më pyetje, se ajo ishte e palexuar që në rastin konkret ishin vetëm dy faqe formati. U ndjeva i ofenduar që u përbalt ashtu puna ime, ndaj kërkova të pyeste dikush tjetër, se nuk kisha me ç’të diskutoja me atë gazetare,” tregoi Gazi në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Më tej, Gazi shtoi “Alma, thoshte në shkrimin e saj si argument që ajo gazetare me të cilën u përplasa, është nënë e dy fëmijëve. Ajo në fakt gocë dukej, t’i ketë me jetë dy fëmijët, por i them Almës se ky është një argument idiot moj Alma”.

Tani, tha me humor gjatë intervistës për aktori Gaz Paja: Kam vendosur që kur të bëj intervista do t’i pyes gazetarët sa fëmijë kanë. Po kanë dy do t’u them, nuk bëj intervistë me ty. Po ka një, do të përpiqem, ndërsa beqaret do t’i grij fare.

Në lidhje me titullin “Profesor Gazi” aktori sqaron. “Gazetarja po të ishe më e lexuar do ta kishe kuptuar pse Kiço Londo (drejtori i Teatrit “Kujtim Spahivogli”) më fliste Profesor Gazi gjatë konferencës, pasi unë luaj rolin e një profesori”.

Aktori 38-vjeçare sqaroi për “Pasdite në Top Channel” se nuk është pedagog tek Universiteti i Arteve dhe se nuk është profesor në jetë, por vetëm në rol.

Kur moderatorja Jonida Shehu e pyeti se si do të kishte vepruar Gazi po të ishte gazetar, Paja ju përgjigj: “Ne ua bëjmë shumë të lehtë punën gazetarëve, por nëse ato kanë bërë ça kanë bërë gjithë natën apo gjithë ditën dhe vijnë të papërgatitura, le të shporren”!

I pyetur nga gazetarja Jonida Shehu në lidhje me miqësitë që ka me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj, Gaz Paja u përgjigj se nuk është i angazhuar në asnjë forcë politike. Pjesëmarrja e tij në FRESH ishte një ftesë nga PS-ja si trajner estetik. “Roli im nuk ishte t’i trajnoja politikisht, pasi nuk di, por nga ana estetike, si të sillen, si të flasin, si të qëndrojnë e si të vishen”.

Po miqësinë që keni me Ramën?- e pyeti moderatorja Shehu. “Kryeministri para se të jetë kryeministër është artist dhe sigurisht që unë do të kem miqësi me një artist. Të lexohet si të dojë kjo foto e imja me Ramën, – tha Paja, – mua ai burri më pëlqen.

“Është i çmendur dhe mua më pëlqen çmenduria e tij. Një i çmendur i tillë mund të rregullojë gjithë lleqet që kanë ndodh në Shqipëri”, tha aktori i “Portokallisë” Gaz Paja.

“Ai po punon, nëse devijon do të marrë atë që meriton, por shpresoj që kjo të mos ndodh. Njerëzit që punojnë unë do t’i mbështes”, shtoi aktori.

ma.me

Next Post
Formular i ri për vendimet e pronave për vitet 1993-’94

Pronat e zëna/ Agjencia shpërndan 3.7 mln € për ish pronarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In