Gazetarja Kazhani tregon episodin me aksidentin dhe përfoljen

Gazetarja Mira Kazhani ka qenë e ftuar e Rudina Xhungës në emisionin e së martës në News24 “Dritare me Rudinën” ku ka folur për aksidentin e rëndë që e vuri në qendër të vëmendjes. Ajo ka dhënë lajmin e mirë për djalin që aksidentoi me makinë, për të cilin tha se është jashtë rrezikut për jetën por do i duhet kohë për rikuperimin e plotë.

Jo pak e emocionuar dhe gati në lot, Kazhani tha se nuk ia uron as armiku atë që i ndodhi.

“Djali e ka kapërcyer momentin e krizës me jetën, sigurisht do i duhet kohë për rikuperimin e plotë. Nuk e kisha parashikuar që do më pyesje. Duhet të jemi gati për t’u përballur dhe me fatkeqësitë si e imja. Është një ngjarje e rëndë që s’do ia uroj as armikut. jam lutur shumë për shëndetin e atij djali, është shumë i ri, është shumë i vogël, nuk është si gjithë të tjerët as si unë, as si vajza jote. E kam përjetuar si gazetare, si vajze, është një gjë që ende më prek. Sulmet dhe spektakli i fotoshopeve i atyre që iu ka ngecur ora shumë mbrapa nuk më ka prekur se kisha një shqetësim të rëndësishëm, që ishte jeta e atij djali. Nuk ka rëndësi nëse ka apo jo faj. Ishte e premte kur e pashë djalin me drejtorin e spitalit, ishte tamam e premte. Kam nisur të besoj”, tha gazetarja.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com