Gazetarja jep një version për vrasjet në Elbasan: Janë 2 grupe kriminale, në Britani u humbi një sasi prej 60 kg kokainë…

Klod Lala

Gazetarja e “News 24” Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen dhe motivet e vrasjes të ndodhur pak orë më parë në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë Lulzim Bitri dhe i plagosur rëndë Ardian Çollaku.

E ftuar në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën, Lala tha se ngjarja e sotme është një përplasje që zgjat që prej vitit 2010 ku konflikti i ka rrënjët në Britani, vend në të cilin ka humbur një sasi e konsiderueshme kokaine prej 60 kg.

Lala tha se bëhet fjalë për 2 grupe kriminale njëri prej të cilëve vepron në Dubai pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari tashmë i arrestuar nga autoritetet atje. Grupi tjetër është ai i Endrit Alibeaj i arrestuar para 3 vitesh së bashku me xhaxhain e tij në Elbasan. Lala mëson se Lulzim Bitri ka qenë krahu i djathë i Tao Çelës që është një nga të përfshirët në grabitjen e Rinasit.

“ Është një përplasje që zgjat prej vitesh, të paktën prej viti 2010 ku në Britani ka humbur një sasi prej  60 kg kokainë.  Bëhet fjalë për 2 grupe kriminale që ka emra shumë persona të botës së krimit atje përfshirë edhe Eldi Dizdarin që është i arrestuar në Dubai. Nga ana tjetër kemi grupin e Endrit Alibeaj që është i arrestuar në vitin 2018 në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij.  Sasia është vjedhur në një nga portet në Britani. Lulzim Bitri ka qenë, krahu i djathtë i Tao Çelës i cili mban mbi supe 4 vrasje dhe pjesë e ngjarjes në Rinas. Nga ana tjetër Ardian Çollaku ka edhe mbiemrin  të ndryshuar. Emri i tij lidhet edhe me vrasjen e Everest Çakës. Ai konsiderohej si truri i bandës së Erjon Alibeajt. Pas arrestimit  nuk u provua se është përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje. Pra motivet e ngjarjes është: Një vrasje e dyfishtë për larje hesapesh për trafik drogë. Në aktivitet e tyre të mëparshme nuk kanë pasur përfitime. Përfitimet me të mëdha i kaë pasur me përplasjet mes bandave në trafikun e drogës”- tha gazetarja Lala. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com