Pas ndeshjes, futbollisti i kombëtares maqedonase Alioski foli për Supersport, ndërsa gazetarja Ilda Bejleri iu drejtua duke i bërë pyetje në gjuhën angleze.
Në këtë moment, mesfushori iu drejtua: “Më fol shqip”, dhe deri në fund të deklaratës së tij, u përgjigj në gjuhën shqipe.
“Kjo ishte një sfidë derbi për mua, por futbolli kështu është. Në fakt ishte emocion për mua për faktin se kam edhe shokë të cilët kam luajtur më parë, si Sadiku. Sot kishim shumë shanse për shënim, edhe unë kisha disa mundësi të mira për të realizuar. Mendoj se duke parë ato shanse që kishim, ne sot e meritonim të fitonim. Në fakt e prisja më të fortë Shqipërinë. Sot i mungoi pak qetësia. Di vetëm se Shqipëria ka mundësia të bëhet më e fortë. Goli që shënova në Shkodër në ndeshjen e parë ishte një emocion i veçantë, edhe për faktin se siç e thashë që në fillim, për mua kjo ishte një ndeshje derbi”, tha mesfushori shqiptar që luan për Maqedoninë, Ezgjan Alioski.
a.ç