Një gazetare kolumbiane është ekzekutuar me armë teksa po hynte në redaksi. E gjithë ngjarje e rëndë është filmuar nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë një person me kaskë në kokë që i shkon pas gazetares Flor Alba Nunez Vargas. Në këtë moment, teksa gazetarja po hapte derën e redaksisë, autori e qëllon për vdekje.
Gazetarja 25-vjeçare është një emër i njohur në Kolumbi për lajmet dhe kritikat e saj kundër krimeve dhe trafiqeve të narkotikëve.
https://www.youtube.com/watch?v=Yv6x3FUyAFg









