• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gazetarja e Zërit të Amerikës flet për komplotin kundër saj: Merrja kërcënime me vdekje. FBI më kishte thënë që…

by Java News
15/07/2021 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masih Alinejad, një veprimtare për të drejtat e grave në Iran dhe drejtuese e një programi në shërbimin persian të Zërit të Amerikës, ishte në shënjestër të një përpjekjeje të sofistikuar rrëmbimi nga autoritetet iraniane. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kritikja e regjimit iranian tregon se si agjentët federalë amerikanë e shpëtuan atë nga komploti.

Masih Alinejad, drejtuese e emisionit Tablet të shërbimit persian të Zërit të Amerikës, thotë se nuk është hera e parë që merr kërcënime, por jo deri në këtë shkallë.

“Unë e di se Republika Islamike kishte një plan të më rrëmbente nga Nju Jorku. Nuk mund ta besoj as vetë. Por FBI-ja më kishte thënë tetë muaj më parë, që nuk mund të isha e sigurt në shtëpinë time. Unë nuk e mora aq seriozisht dhe u thashë se merrja kërcënime të përditshme me vdekje”, thotë zonja Alinejad për Zërin e Amerikës.

Sipas agjentëve federalë të Shteteve të Bashkuara, komploti i hollësishëm, me sa duket i ndërmarrë nga agjentët e zbulimit të Iranit, përfshinte rrëmbimin e zonjës Alinejad dhe dërgimin me forcë të saj në Iran. Të martën, Departamenti i Drejtësisë akuzoi zyrtarisht pesë shtetas iranianë për përfshirje në këtë skemë.

 

 

“Ata kurrë nuk kishin bërë diçka kaq të guximshme, një përpjekje për të rrëmbyer një shtetas amerikan në Shtetet e Bashkuara, por e kanë bërë një gjë të tillë në Evropë, e kanë bërë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky është një regjim që mbijeton i mbështetur tek terrori dhe frika. Dhe Masih Alinejad ka qenë shumë e zëshme në kritikat e saj ndaj regjimit iranian dhe ka qenë shumë efektive në përpjekjet për t’i bërë njerëzit të organizohen në forma të ndryshme të qëndresës ndaj regjimit”, thotë Abbas Milani, Drejtor i Studimeve Iraniane në Universitetin Stanford.

Zonja Alinejad, që u arratis nga Irani në vitin 2009 dhe tani është shtetase amerikane, trajton temat e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga qeveria iraniane dhe ka drejtuar një lëvizje të mediave sociale kundër ligjeve iraniane që i bëjnë hixhabët të detyrueshme për gratë.

“Unë u dhashë një platformë grave brenda Iranit që të thonë jo për të mbuluar fytyrën, të thonë se në shekullin 21 duam të hyjmë në një stadium, të kenë të drejtën të këndojnë, të vallëzojnë. Ato thjesht duan të kenë një jetë normale. Unë do t’u jap një platformë njerëzve brenda Iranit që i thonë jo Republikës Islamike. A është ky një krim? Unë thjesht po bëj punën time. Por të jesh gazetar është një krim në sytë e Republikës Islamike”, thotë zonja Alinejad.

Irani e ka hedhur poshtë njoftimin e Departamentit të Drejtësisë mbi komplotin e rrëmbimit si “të pabazë”. Por ekspertja e zbulimit Heather Williams thotë për Zërin e Amerikës se qeveria iraniane është përpjekur të joshë, ose të detyrojë disidentët të kthehen në Iran.

“Me disa nga operacionet e mëparshme, ata janë përpjekur të joshin, ose të bindin njerëz që të kthehen në Iran, ku ata mund të kenë më shumë mjete për ta burgosur këtë individ dhe madje edhe t’i ekzekutojnë. Dhe duket sikur disa nga këto taktika po funksionin dhe kështu ata po bëhen më agresivë “, thotë ajo.

Gazetarja Alinejad ka bërë thirrje për një përgjigje po aq agresive nga administrata e zotit Biden, e cila përballet gjithashtu me një përpjekje delikate për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

“Ne kurrë nuk e kemi konsideruar Iranin si një aktor pozitiv në botë, jo vetëm për shkak të këtij komploti për të rrëmbyer një shtetase amerikane që banon në SHBA, por edhe nga aktivitetet e tyre në rajon, për të cilat kemi pasur shumë shqetësime, dhe presidenti ka ndërmarrë veprime si kundërpërgjigje. Por në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të mendojmë se është në interesat e SHBA-së, në interesin tonë kombëtar që të përfshihemi në diskutime të vazhdueshme në mënyrë që të kemi më shumë informacion për përpjekjet e e Iranit për prodhimin e një arme bërthamore”, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Edhe OKB-ja e dënoi komplotin e rrëmbimit për të cilin akuzohet Irani.

Next Post
Shtëpia e Bardhë ofron 10 mln $ shpërblim për informacione të sulmeve kibernetike/ Ja çfarë është duke programuar administrata e Joe Biden

Shtëpia e Bardhë ofron 10 mln $ shpërblim për informacione të sulmeve kibernetike/ Ja çfarë është duke programuar administrata e Joe Biden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com