• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gazetarja e vrarë/ Letra prekëse e të birit kundër shtetit maltez: Ishull i mafies!

by Java News
18/10/2017 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u vra për shkak të profesionit të saj me një bombë që shpërtheu në makinën e saj, ka shkruar një letër prekëse. Teksa tregon se ishte i pari që e pa nënën e tij të vdiste, Matthew ka nxjerrë vrer kundër shtetit maltez, duke e quajtur ishulli i Mafias.

“Nëna ime u vra se ishte mes ligjit dhe atyre e shkelnin atë, ashtu siç bëjnë gazetarët e zotë. Ishte në shënjestër, sepse ishte i vetmi person, që punonte kështu. Kur institucionet shtetërore janë të paafta personi i fundit që shpëton është shpesh gazetari.

‘S’do ta harroj kurrë vrapin që kam bërë drejt atij ferri duke gjetur një mundësi për të hapur atë derë të makinës, ndërkohë që boria e makinës binte papushim. I ulërija dy policëve,që me ato bombolat, perpiqeshin te shuanin zjarrin. Njëri prej tyre më tha: “Më vjen keq, tashmë nuk mund të bëjmë asgjë”.

Ula kokën dhe pashë pjesët e trupit të nënës sime. Kishin të drejtë, se nuk kishte më shpresë. Ata më pyetën: “Kush ndodhet në makinë?”. “Nëna ime”, iu përgjigja, “dhe ajo vdiq, për shkak të paaftësisë suaj.”

Lëndohem që po e tregoj me kaq hollësi ngjarjen, por lufta këtë fytyrë ka. Dhe ju të gjithë duhet ta shihni. Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, nuk ishte vrasje tragjike. Tragjike është kur të shtyp autobusi. Kur ka gjak dhe shkëmbim zjarri rreth teje, atëherë është luftë. Ne jemi një popull në luftë, kundër shtetit dhe krimit të organizuar, të cilat janë bërë të padallueshme.

Disa orë më pas, ndërsa kryeministri palaço bënte thirrje nga parlamenti për të gjetur autorët e vrasjes së gazetares, për të cilën kishte harxhuar një dekadë duke e sulmuar që ta shkatërronte, një nga oficerët e policisë, Ramon Mifsud, i cili duhet të hetohet për vrasjen e saj, poston në Facebook këtë mesazh: “Gjithkush merr atë që meriton, plehun e lopës! Ndjehem i lumtur”.

Po, ky është vendi ku jetojmë, një shtet mafioz, ku tashmë mund të ndryshosh gjininë, në kartën tënde të identitetit, falë Zotit, por gjithashtu vendi ku të bëjnë copash duke të të hedhur në erë, vetëm pse ke ushtruar lirinë tënde themelore. Njerëzit që supozohet të të mbrojnë, në këtë vend festojnë vdekjen tënde. Si kemi ardhur deri këtu, nuk arrij ta kuptoj? /ma.me

Next Post
“Kathimerini”: Bisedimet Shqipëri-Greqi drejt fundosjes

Temat e "nxehta", Bushati-Kotzias takim kokë më kokë në Kretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

January 26, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë dhe testi i madh i foster care në Shqipëri

January 26, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Ndërtimi ‘motor’ për zhvillimin ekonomik, do formalizojmë tregun e punës

January 26, 2026
Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

January 26, 2026
Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

January 26, 2026
E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

January 26, 2026
Shtyhet seanca për  “Partizanin”, Berisha mungoi!  Malltezi: Nuk e njoftova për fletëthirrjen

Çështja “Partizani” pa praninë e kamerave, Gjykata refuzon kërkesën e mediave

January 26, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Dosjet stok, Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

January 26, 2026
Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

January 26, 2026
Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In