• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gazetarja e BIRN ironizon Metën: Po, unë organizoj festat e darkat për miqtë

by
02/10/2015 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e BIRN Lindita Çela, e cila bëri shkrimin lidhur me aferën e CEZ nga ku lindën edhe akuzat ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta, u kthye në objekt debati dje në sallën e Kuvendit.

Ishte lideri i LSI-së i cili teksa e cilësoi sulmin ndaj tij si një akt mafioz të mirëorganizuar mediat, politik dhe financiar, tha se gazetarja në fjalë pas shkrimit kishte rritur ndjeshëm mënyrën e jetesës së saj.

Pikërisht për këtë deklaratë ka reaguar gazetarja Çela e cila përmes një postimi në Facebook ka ironizuar kryeparlamentarin Meta. Në postimin e saj ajo shkruan për festa e gosti, ku në tavolinë nuk mungon asgjë, pikërisht për t’i kujtuar Metës ditëlindjet e festuara prej tij çdo vit të cilat pushtojnë faqet e para të gazetave.

“Mua më pëlqen ta pi shampanjën dhe kur jam me miq e prish dietën. Rosto me kumbulla, mishi i gicit i pjekur në furrë me vaj ulliri dhe i shuar me verë, është darka ime. Në dhomën e pritjes, kam një oxhak me dru dhe aty piqet pastërma pa fund dhe pihet raki.  Në menu e dimrit, nuk mungon supa e kungullit, sallata, mishi që e bëj rosto, jo vetëm me zarzavate në furrë por edhe me kumbulla e fara pishe. Mund të bëj gjel deti me përshesh me arra ne mes dhe nenexhik gjatë periudhës së vitit.  Ndërsa për festa, ngre një tendë gjigante Të ftuarit i gostitën me antipasta, nga të gjitha llojet e djathërave. Pjata e dytë, kadaif me pana dhe karkaleca deti. Sigurisht që nuk mungon vera e llojit Deschants e një puro kubaneze të llojit “Cooiba”. Pas gjithe kesaj, ulem e bej nje shkrim…..” shkruan Çela

Next Post

Pushimi i 280 punonjësve, Balla akuzon e premton: “Kurum” shkeli kontratën, reagojmë fuqishëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com