• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama vijon me podkastin, fton gazetaren britanike: Retorika e Britanisë kundër shqiptarëve, e turpshme

by A R
15/04/2023 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me podkastin e tij “Flasim” dhe këtë të shtunë kishte të ftuar gazetaren britanike, Alice Taylor. Gjatë bisedës së tyre, ata u ndalën edhe tek retorika e qeverisë britanike kundrejt emigrantëve shqiptarë. Tayor u shpreh se retorika e qeverisë së saj ndaj shqiptarëve është e turpshme.

Edi Rama: Është magjepsëse se si e përshkruan Shqipërinë, Tiranën dhe vendet e tjera, sepse, nëse dikush nuk i lexon këto përshkrime, mund të bjerë në atë mendimin stereotipik që kjo tani po na hedh hi syve, sepse kjo është këtu, një e huaj, ka një punë, ka të ardhura të denja, respektohet kudo, sepse, sidoqoftë, flet anglisht, më lër ta them, është dhe e gjatë, e bukur… po, pastaj, kur ju lexon, keni një mënyrë mjaft të strukturuar për të shpjeguar dashurinë tuaj. Pra, nuk është irracionale. Nuk është një rënie në dashuri në mënyrë ekzotike për një vend, ku gjen një argëtim, me ca kaos, disa ngjyra aty – këtu, me disa njerëz që janë të çmendur e ca festa, jo, është shumë e strukturuar. E kur e krahason atë çfarë gjen në Tiranë, energjinë – është shumë e bukur mënyra sesi e përshkruani ju përvojën në Tiranë dhe me pas vini përballë qytete të mëdha si Praga, Milano apo të tjera dhe ngrini çështjen e uniformizimit, të globalizimit të të menduarit dhe globalizimit të shijes dhe papritur bëheni e ftohtë dhe lexuesi e ndjen këtë ftohtësi. Kjo është shumë, shumë interesante. Unë nuk do të lodh me belanë e Britanisë sepse kam përshtypjen që e keni ndjerë këtë bela më parë prandaj jeni larguar, madje thoni që nuk e keni dashur kurrë atë vend. Nuk kam se ç’të them për këtë. Sot, çfarë nuk shkon me Britaninë?

Alice Taylor: Ushqimi i tmerrshëm, mot i tmerrshëm.

Edi Rama: Jo, jo, çfarë nuk shkon sot? Çfarë ndodh?

Alice Taylor: Qeveria nuk shkon. Retorika e tyre kundër shqiptarëve. Së pari është e turpshme. Më vjen turp kur shoh gjërat më të fundit që kanë thënë. Më vjen turp nga politikat e tyre të emigracionit. Më vjen turp nga mënyra si i trajtojnë të huajt. Kjo është gjëja kryesore që më bën të ndjej. Kur dëgjoj shqiptarë që më thonë që fëmijët e tyre janë bullizuar në shkolla në Angli sepse janë shqiptarë apo sepse nënave të tyre u është refuzuar viza për të shkuar për të vizituar vajzën që sapo ka lindur një fëmijë, atëherë kjo është e turpshme. Çfarë e bën këtë vend kaq të madh sa që kanë të drejtën të kthejnë mbrapsht një qenie njerëzore që ka një arsye të vlefshme për të shkuar atje? Kam miq që nuk kanë arritur të marrin viza për të studiuar në universitete atje. Mendoj që është qesharake ne momentin kur vendi ka një mungesë të krahut të punës dhe më duket e turpshme. Nuk më bën krenare të jem britanike aspak.

/a.r

Next Post
Tre shenjat e Horoskopit më pafat në muajin gusht

Horoskopi për sot, e shtunë 15 Prill 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In